Makita CF101D Manual De Instrucciones página 157

Ocultar thumbs Ver también para CF101D:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 43
Shqip
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose
që kanë mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose
udhëzuar për sa i përket përdorimit të pajisjes në një mënyrë të
sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të
bëhet nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Për të parandaluar lëndimet serioze, ju lutemi lexoni dhe kuptoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet para
përdorimit.
Juve do t'ju nevojitet ky manual për paralajmërimet dhe masat paraprake të sigurisë, për montimin,
përdorimin, inspektimin dhe procedurat e mirëmbajtjes. Ruajeni këtë manual në një vend të sigurt dhe të
thatë që të mund t'i referoheni në të ardhmen.
PARALAJMËRIME DHE RREGULLAT E SIGURISË
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhet të zbatoni masat paraprake themelore, përfshi ato si më poshtë:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET PARA PËRDORIMIT TË KËSAJ PAJISJEJE.
PARALAJMËRIM - Për të ulur rrezikun nga zjarri, goditjet elektrike ose lëndimet:
1. Mos e ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të brendshme.
2. Mos lejoni që të përdoret si lodër. Kur përdoret nga fëmijët ose afër tyre është e nevojshme të tregoheni tepër i
vëmendshëm.
3. Përdoreni vetëm sipas përshkrimit në manual. Përdorni vetëm pjesët e rekomanduara nga prodhuesi.
4. Mos e përdorni me bateri të dëmtuara. Nëse pajisja nuk punon siç duhet, për shkak se mund të jetë hedhur
përtokë, dëmtuar, është lënë në ambiente të jashtme, ose ka rënë në ujë, atëherë kthejeni në qendrën tonë të
shërbimit.
5. Mos e mbani pajisjen me duar të lagura.
6. Mos vendosni asnjë objekt në pjesën hyrëse të saj.
7. Mbajini flokët, rrobat, gishtat dhe të gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe ato lëvizëse.
8. Fikini të gjitha butonat komandues para se të hiqni baterinë.
9. Përdorni vetëm përshtatësin AC dhe karikuesin (aksesorë opsionalë) e siguruar nga prodhuesi. Aksesorët që
mund të jenë të përshtatshëm për një ventilator me bateri mund të përbëjnë rrezik nëse përdoren në pajisje të
tjera.
10. Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
11. Mos e ekspozoni ndaj zjarrit ose temperaturave të larta.
12. Mos e përdorni pranë flakëve të ekspozuara, thëngjijve të ndezur ose ambienteve shpërthyese, si në praninë e
lëngjeve, gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Ventilatorët me bateri krijojnë shkëndija të cilat mund të shkaktojnë
ndezjen e pluhurit ose tymrave.
13. Asnjëherë mos e përdorni ventilatorin me bateri në vende me lagështi, si në tualet.
14. Ventilatori me bateri duhet të përdoret vetëm në ambiente të brendshme. Asnjëherë mos e përdorni ventilatorin
me bateri në ambiente të jashtme.
15. Kjo pajisje është projektuar për përdorim shtëpiak.
16. Lexojeni me kujdes këtë manual udhëzimi dhe manualin e udhëzimit të karikuesit para përdorimit.
17. Ndalojeni menjëherë pajisjen nëse konstatoni anomali.
18. Nëse ventilatori ju bie nga dora ose goditet, kontrollojeni me kujdes për krisje ose dëmtime para përdorimit.
19. Mos e afroni ventilatorin me bateri pranë sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.
20. Mos e përdorni nëse pajisja është thyer, përkulur ose krisur, ose nëse pjesët e saj janë dëmtuar. Çdo ventilator
me bateri që duket i dëmtuar në çfarëdolloj mënyre ose funksionon në mënyrë të çrregullt duhet të hiqet
menjëherë nga shërbimi. Inspektojeni para çdo përdorimi.
21. Mos e lini ventilatorin me bateri të ndezur dhe pa mbikëqyrje.
22. Mos e përdorni në mënyrë të papërshtatshme përshtatësin AC (aksesor opsional). Mos e përdorni asnjëherë
kordonin e përshtatësit për të lëvizur ventilatorët ose për të hequr prizën nga vendi. Mbajeni përshtatësin AC larg
nga nxehtësia, vajrat, objektet e mprehta ose pjesët lëvizëse. Zëvendësojeni menjëherë përshtatësin e dëmtuar.
Përshtatësi i dëmtuar mund ta rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
157

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Dcf102

Tabla de contenido