Makita DML809 Manual De Instrucciones página 111

Linterna de trabajo inalámbrica
Ocultar thumbs Ver también para DML809:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
15. Mos lejoni asgjë të mbulojë ose bllokojë kanalet e
pajisjes. Gjithmonë mbani të pastër vrimat e ftohjes.
Përdorimi dhe kujdesi për baterinë
1. Parandaloni ndezjen e paqëllimtë. Sigurohuni që
çelësi të jetë në pozicion e fikjes para se të vendosni
paketën e baterisë, të ngrini ose mbani pajisjen.
Mbajtja e pajisjes me gishtin tuaj në çelës ose
pajisjen energjetike që ka çelësin të ndezur bëhet
shkak për aksidente.
2. Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja përpara se të bëni
ndonjë rregullim, ndërrim të aksesorëve ose magazinimin
e pajisjes. Këto masa parandaluese të sigurisë zvogëlojnë
rrezikun e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
3. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një
lloj pakete baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur
përdoret me një tjetër paketë baterie.
4. Përdorni pajisje vetëm me paketa baterie të
përcaktuara posaçërisht. Përdorimi i çdo tjetër pakete
baterie mund të krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
5. Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëse letre,
monedha, çelësa, gozhdë, vida ose objekte të tjera të
vogla metalike, të cilat mund të bëjnë lidhje nga një
terminal në tjetrin. Qarku i shkurtër i terminaleve të
baterisë së mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
6. Në kushte abuzive, lëngu mund të nxirret nga
bateria; shmangni kontaktin me të. Nëse kontakti
ndodh rastësisht, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu
bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore
krahas kësaj. Lëngu i nxjerrë nga bateria mund të
shkaktojë acarim ose djegie.
7. Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje që është
e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara
ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthim
ose rrezik dëmtimi.
8. Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje
ndaj zjarrit ose temperaturës së tepruar. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 °C mund të
shkaktojë shpërthim.
9. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni paketën e baterisë ose pajisjen jashtë
gamës së temperaturës, të specifikuar në udhëzime.
Karikimi i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve
të caktuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
10. Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i
kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi
identike. Kjo siguron që siguria e produktit të ruhet.
11. Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni pajisjen
apo paketën e baterisë, përveç siç tregohet në
udhëzimet për përdorim dhe kujdes.
Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë për baterinë
1. Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi (1)
karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3) produktin
që përdor baterinë.
2. Mos çmontoni baterinë.
3. Nëse koha e funksionimit është bërë shumë
më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund
të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të
mundshme, madje edhe në shpërthim.
4. Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini me ujë
të pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes mjekësor.
Mund të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.
5. Mos bëni qark të shkurtër me baterinë:
(1) Mos i prekni terminalet me ndonjë material
përcjellës.
(2) Shmangni ruajtjen e baterisë në një enë me
sende metalike të tjera, siç janë gozhdët,
monedhat, etj.
(3) Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
rrymë elektrike të madhe, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje edhe një avari.
6. Mos e ruani pajisjen dhe baterinë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose të kalojë 50°C (122°F).
7. Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë
ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund të
shpërthejë në zjarr.
8. Kini kujdes që të mos lëshoni ose goditni baterinë.
9. Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
10. Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave
të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për
transporte tregtare p.sh. nga palë të treta, agjentët
transporti, duhet të respektohet kërkesa e veçantë
për paketimin dhe etiketimin. Për përgatitjen e
transportimit të artikullit, kërkohet konsultimi me
një ekspert për materiale të rrezikshme. Ju lutemi
respektoni rregullat kombëtare ndoshta më të
detajuara. Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni
kontaktet e hapura dhe paketoni baterinë në atë
mënyrë që të mos lëvizë në paketim.
11. Kur flakni baterinë, hiqeni atë nga vegla dhe hidheni
në një vend të sigurt. Ndiqni rregulloret tuaja lokale
në lidhje me flakjen e baterisë.
12. Përdorni bateritë vetëm me produktet e specifikuara
nga Makita. Instalimi i baterive në produkte jo në
përputhje mund të rezultojë në zjarr, mbinxehje,
shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore të
gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
Këshilla për ruajtje të jetëgjatësisë maksimale
të baterisë
1. Karikoni baterinë para se të shkarkohet plotësisht.
Gjithmonë ndaloni funksionimin e pajisjes dhe
karikoni baterinë kur vëreni më pak energji të pajisjes.
2. Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar
plotësisht. Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3. Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës në
10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni që bateria e
nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
4. Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një
periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për referencë në
të ardhmen.
111 Shqip

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Deadml809

Tabla de contenido