ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
• Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë çfarëdo informacioni
pas kërkesës me shkrim duke plotësuar formularin që gjendet në faqen e internetit:
inglesina.com - pjesa Garancia dhe Asistenca.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PRODUKTIT
• Ndenjëset e fëmijëve mund të lënë shenja në sediljet e automjetit për shkak të
masave për ta instaluar fort në zbatim të standardeve të sigurisë. Ky produkt është
projektuar për ta minimizuar sa më shumë të jetë e mundur këtë efekt. Prodhuesi
nuk mban përgjegjësi për gjurmët e mundshme që vijnë nga përdorimi normal i
ndenjëses së fëmijës në makinë.
• Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët lëvizëse; nëse nuk jeni të
sigurt, kontrolloni më parë udhëzimet.
• Mbajeni produktin në një vend të thatë.
• Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose bora; për më tepër,
ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë
ndryshime në ngjyrën e shumë materialeve.
• Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë ose me detergjent të butë;
mos përdorni hollues, amoniak ose benzinë.
• Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin për të parandaluar
formimin e ndryshkut.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE
• Rekomandohet që t'i lan copat veç nga gjërat e tjera.
• Rigjallërojini rregullisht pjesët e copave duke përdorur një furçë të butë për rroba.
• Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në etiketa.
Lajini me dorë në ujë të ftohtë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
• Thajini copat tekstile komplet para se t'i përdorni ose t'i lini.
• KUJDES! Asnjëherë mos lani rripat dhe tokëzën; vetëm fshijini me një leckë pak të
njomë.
• Është jetësore për sigurinë e fëmijës që tokëza e rripave të punojë si duhet. Defektet
në tokëz mund të shkaktohen nga grumbullimet e ushqimeve, papastërtive ose
gjërave të huaja.
• Asnjëherë mos e lubrifikoni ose vajosni tokëzën.
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos e thani me centrifugë
175