Inglesina Darwin infant i-Size Manual De Instrucciones página 201

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 57
fig. 4
Doreza e ndenjëses për foshnja mund të rregullohet në 4 pozicione të
ndryshme:
a) transport
b) e ndërmjetme
c) stabilitet
d) makinë
Që ta çoni në konfigurimin "makinë", rrotulloni dorezën në pozicionin më përpara.
MBËSHTETËSJA E KOKËS DHE RREGULLIMI I RRIPAVE
fig. 5
Për të rregulluar rripat, përdorni butonin e rregullimit (J) duke futur një
gisht në hapësirën në ndenjëse (J1) dhe duke tërhequr njëkohësisht rripat brenda
ndenjëses së foshnjës.
fig. 6
Lëshoni tokëzën e mesit për rripat, duke përdorur butonin e kuq (C), dhe
vendoseni fëmijën në ndenjësen e foshnjës me shpinën dhe këmbët komplet në
kontakt me ndenjësen.
fig. 7
Rripat dhe mbështetësja e kokës (F) mund të rregullohen njëkohësisht në 5
pozicione për t'iu përshtatur rritjes së fëmijës.
Për të rregulluar lartësinë, përdorni levën e pasme të rregullimit (I) dhe njëkohësisht
ngrijeni ose uleni në pozicionin e duhur i cili mund të kuptohet me një klikim.
fig. 8
Vendosni mbi njëra tjetrën dy pjesët fundore (C2) dhe futini në tokëz
(C1) derisa të dëgjoni klikimin e bllokimit. Kontrolloni që të jenë mbyllur mirë duke
tërhequr fundet e rripave.
fig. 9
Lërini rripat të ngjiten në trupin e fëmijës duke tërhequr fundin e tyre në
rregullator (J2). Nuk duhet të ketë hapësirë sa të kalojë gishti midis rripave dhe trupit
të fëmijës. Për t'i liruar, shikoni Fig. 5.
fig. 10
Për të lëshuar rripat, shtypni butonin e kuq (C).
PËRSHTATËSI
fig. 11
Ndenjësja është e pajisur me jastëk përshtatës (D) për fëmijët e sapolindur.
PËRDORIMI I KAPUÇIT
fig. 12
Ndenjësja e fëmijës është e pajisur me një kapuç të lëvizshëm (E).
Për ta vendosur, futni fundet (E1) në vrimat përkatëse (E2) dhe pastaj vendosni
shtesat e ndryshme (E3) rreth strukturës.
fig. 13
Për ta rregulluar, thjesht shoqërojeni në pozicionin që doni.
fig. 14
Për ta lëvizur kapuçin, (E), tërhiqeni fort nga struktura.
KUJDES: kapuçi nuk duhet të përdoret për të ngritur ndenjësen e foshnjës: rrezik
të shkëputet.
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
Rekomandohet që ta hiqni astarin rregullisht për të bërë punët e duhura të
mirëmbajtjes.
fig. 15
Çojeni dorezën (A) në pozicionin më mbrapa.
fig. 16
Hiqeni astarin nga mbështetësja e kokës (F).
Nxirrni mbrojtëset nga rripat.
fig. 17
Hiqni astarin nga struktura duke liruar shtesat (L1) nga vendet e tyre.
fig. 18
Nxirrni rripat nga vrimat e përshtatshme dhe, pastaj, hiqni të gjithë astarin.
MONTIMI I SEDILJES NË MAKINË
Kontrolloni që mbi sediljen e makinës të mos ketë asgjë që mund të pengojë shtrirjen
e mirë të ndenjëses Darwin Infant i-Size për foshnja.
201

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido