Inglesina Darwin infant i-Size Manual De Instrucciones página 202

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 57
Kontrolloni që mbështetësja e kokës të mos jetë në pozicion vertikal ku duhet të
instalohet ndenjësja e foshnjave TË MOS JETË E PAJISUR ME AIRBAG PËRPARA.
Montoni ndenjësen Infant i-Size për makinë vetëm TË DREJTUAR NË DREJTIM TË
KUNDËRT ME LËVIZJEN NORMALE TË MAKINËS.
fig. 19
Kaloni segmentin e poshtëm (S1) të rripit të sigurimit të makinës përmes
udhëzuesve anësore (G1).
fig. 20
Kapeni mirë rripin e sigurimit të makinës.
fig. 21
Rrotulloni dorezën (A) në pozicionin më përpara. Sigurohuni që dy butonat
(B) të dalin komplet jashtë pasi të keni rregulluar dorezën në pozicionin e duhur.
fig. 22
Kaloni segmentin diagonal (S2) të rripit të sigurimit të makinës përmes
shinave anësore (G).
KUJDES: sigurohuni që rripat e sigurimit të tendosen mirë dhe të mos
përdridhen. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të arrihet kapja perfekte e
ndenjëses Darwin Infant i-Size për makinë.
Kur ndenjësja e fëmijës përdoret pa bazën, këshillohet të kontrolloni që vija e kuqe në
simbolin (P1) në anën e ndenjëses së fëmijës të jetë pak a shumë paralel me tokën.
MONTIMI I NDENJËSES SË MAKINËS ME BAZËN DARWIN I-SIZE
Instaloni bazën e Darwin i-Size mbi bordin e makinës duke iu referuar manualit
përkatës.
fig. 23
Montoni ndenjësen Darwin Infant i-Size për makinë duke futur 2 tubat (L)
në shasitë (M) në bazë derisa të dëgjohet KLIKIMI që tregon lidhjen në të dyja anët.
fig. 24
Ndenjësja Darwin Infant i-Size për makinë është e lidhur kur treguesit
përkatës (N) të bëhen nga të kuq në jeshilë. Kontrolloni që ndenjësja e makinës të jetë
e lidhur mirë duke u munduar ta ngrini.
fig. 25
Pasi ndenjësja Darwin Infant i-Size për makinë të jetë e lidhur me bazën
Darwin i-Size, shtypni dy butonat (B) njëkohësisht dhe rrotulloni dorezën e ndenjëses
së makinës përpara aq sa është e mundur. Sigurohuni që dy butonat (B) të dalin
komplet pasi ta keni rregulluar dorezën në pozicion.
HEQJA E NDENJËSES DARWIN INFANT i-SIZE NGA BAZA DARWIN i-SIZE
fig. 26
Duke shtypur dy butonat (B) njëkohësisht, rrotulloni dorezën e ndenjëses së
makinës në pozicionin vertikal.
Ndenjësja Darwin Infant i-Size mund të hiqet në dy mënyra.
fig. 27
Mundësia 1. - Duke shtyrë levën e pasme (H), ngrini njëkohësisht ndenjësen
Darwin Infant i-Size nga baza Darwin i-Size duke e kapur me dorezë.
fig. 28
Mundësia 2. - Duke shtyrë levën e lirimit (P) mbi bazë, ngrini njëkohësisht
ndenjësen Darwin Infant i-Size nga baza Darwin i-Size duke e kapur me dorezë.
PËRDORIMI ME SHASINË INGLESINA EASY CLIP
Për përdorimin e duhur të shasisë Inglesina Easy Clip, shikoni manualet përkatëse.
fig. 29
Hapni si duhet shasinë duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Duke e mbajtur
ndenjësen e foshnjave Darwin Infant i-Size për makinë nga doreza, vendoseni mbi
shasinë në kunjën qendrore duke u siguruar që frenat të kapen gjithmonë si duhet
dhe që të mos ketë ndonjë djep ose ndenjëse të instaluar. Pastaj, shtyjeni ndenjësen
e fëmijës për poshtë derisa të dëgjoni të dyja zhurmat e klikimit që tregojnë se është
kapur mirë.
KUJDES: gjithmonë sigurohuni që ndenjësja e foshnjave të jetë kapur mirë para se
ta përdorni.
fig. 30
Për ta hequr ndenjësen e foshnjave, lëvizni levën e pasme (H) dhe
njëkohësisht ngrijeni duke e mbajtur nga doreza.
202

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido