Aktivizimi E Çaktivizimi I Motorit; Kuptimi I Parametrave Të Veçantë; Menuja E Përdoruesit; Rs: Shfaqja E Shpejtësisë Së Rrotullimit - Granit COMFORT Premium C-85 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 91
4.3
Aktivizimi e çaktivizimi i motorit
Në kushtet e funksionimit normal, shtypja dhe më pas lëshimi i të dy butonave "+" e "-" sjell për pasojë bllokimin/zhbllokimin
e motorit (që vonon edhe në vijim fikjen). Në qoftë se do të ishte i pranishëm një alarm, operacioni i përshkruar më sipër e
përcakton edhe vetë alarmin. Gjendja e motorit të çaktivizuar është vënë në dukje nga drita LED e bardhë që jep sinjal.
Kjo komandë është e aktivizueshme nga çfarëdolloj faqeje e menusë, me përjashtim të RF.
5. KUPTIMI I PARAMETRAVE TË VEÇANTË
Inverteri e bën të punojë sistemin me presion konstant. Ky rregullim çmohet në qoftë se impianti hidraulik në
fund të sistemit është dimensionuar siç duhet. Impiantet e zbatuara me tubacione me seksion tepër të vogël
kanë derdhje ngarkese që aparatura nuk mund t'i kompensojë; rezultati është që presioni është konstant te
sensorët, por jo te përdorimi.
Impiantet që deformohen në mënyrë të tepruar, mund të shpien në krijimin e luhatjeve; në qoftë se do të ndodhte
një ngjarje e tillë, mund të zgjidhet problemi duke vepruar mbi parametrat e kontrollit "GP" dhe "GI" (shih
paragrafët 5.6.3 - GP: Koefiçenti i fitimit proporcional dhe 5.6.4 - GI: Koefiçenti i fitimit integral)
5.1
Menuja e Përdoruesit
Nga menuja kryesore, duke shtypur butonin MODE hyhet në MENUNË E PËRDORUESIT. Brenda menusë, butoni MODE
lejon që të kalohen faqet e ndryshme të menusë. Madhësitë e shfaqura janë si më poshtë vijojnë.
5.1.1 RS: Shfaqja e shpejtësisë së rrotullimit
Shpejtësia e rrotullimit e zbatuar nga motori në rpm.

5.1.2 VP: Shfaqja e presionit

Presioni i impiantit i matur në [bar] ose [psi] në varësi të sistemit të matjes që përdoret.

5.1.3 VF: Shfaqja e fluksit

Shfaq fluksin e menjëhershëm në [litra/min] ose [gal/min] në varësi të njësisë matëse të përcaktuar.
5.1.4 P: Shfaqja e fuqisë së thithur
Fuqia e thithur nga elektropompa në [kW].
Në rastin e kapërcimit të fuqisë maksimale të thithur dhe ndërhyrjes së kufizimit të fuqisë, simboli i parametrit P jep sinjal
me dritë.
5.1.5 C1: Shfaqja e rrymës së fazës
Rryma e fazës së motorit në [A].
Në rastin e kapërcimit të përkohshëm të rrymës maksimale të shpërndarë, simboli C1 jep sinjal me dritë për të treguar që
po shpërndan një mbirrymë në motor dhe se duke vazhduar të punojë në këto kushte, do të ndërhyjë mbrojtja.

5.1.6 SV: Tensioni i ushqimit

I pranishëm vetëm në disa modele.
5.1.7 HO: Matësi i orëve të ndezjes
Tregon orët e ushqimit elektrik të pajisjes. Me një ritëm prej 2 sek shfaqen në mënyrë të alternuar matësit e orëve të
përgjithshme dhe të pjesshme të ndezjes. Në krah të njësisë matëse shfaqet një "T" kur është duke u shfaqur matësi i
përgjithshëm dhe një "P" kur është duke u shfaqur matësi i pjesshëm. Matësi i pjesshëm mund të zerohet, duke e shtypur
për të paktën 2 sek butonin "-".
5.1.8 HW: Matësi i orëve të funksionimit të elektropompës
Tregon orët e punës së pompës. Me një ritëm prej 2 sek shfaqen në mënyrë të alternuar matësit e orëve të përgjithshme
dhe të pjesshme të funksionimit të elektropompës. Në krah të njësisë matëse shfaqet një "T" kur është duke u shfaqur
matësi i përgjithshëm dhe një "P" kur është duke u shfaqur matësi i pjesshëm. Matësi i pjesshëm mund të zerohet, duke e
shtypur për të paktën 2 sek butonin "-".

5.1.9 NR: Numri i nisjeve

Tregon numrin e nisjeve të motorit.
5.1.10 EN: Matësi i energjisë së thithur
Tregon energjinë e thithur nga rrjeti në kW. Me një ritëm prej 2 sek shfaqen në mënyrë të alternuar matësit e energjisë së
përgjithshme dhe të pjesshme. Në krah të njësisë matëse shfaqet një "T" kur është duke u shfaqur matësi i përgjithshëm
dhe një "P" kur është duke u shfaqur matësi i pjesshëm. Matësi i pjesshëm mund të zerohet, duke e shtypur për të paktën
2 sek butonin "-".

5.1.11 ES: Kursimi

Tregon kursimin në përqindje kundrejt së njëjtës pompë të pilotuar me një sistem on/off në vend të inverterit. Vlera e
llogaritur mund të zerohet, duke e shtypur për të paktën 2 sek butonin "-".
SHQIP
517

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Granit COMFORT Premium C-85

Tabla de contenido