Fc: Matësi I Volumit Të Lëngut Të Pompuar; Ve: Shfaqja E Versionit; Ff: Shfaqja E Gabimeve & Alarmeve (Historiku); Menuja E Monitorit - Granit COMFORT Premium C-85 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 91
5.1.12 FC: Matësi i volumit të lëngut të pompuar
Tregon volumin e lëngut të pompuar nga sistemi. Me një ritëm prej 2 sek shfaqen në mënyrë të alternuar matësit e volumit
të lëngut të përgjithshëm dhe të pjesshëm. Në krah të njësisë matëse shfaqet një "T" kur është duke u shfaqur matësi i
përgjithshëm dhe një "P" kur është duke u shfaqur matësi i pjesshëm. Matësi i pjesshëm mund të zerohet, duke e shtypur
për të paktën 2 sek butonin "-".

5.1.13 VE: Shfaqja e versionit

Versioni hardware dhe software me të cilin është e pajisur aparatura.
5.1.14 FF: Shfaqja e gabimeve & alarmeve (historiku)
Shfaqja kronologjike e gabimeve që kanë ndodhur gjatë funksionimit të sistemit.
Nën simbolin FF shfaqen dy numra x/y që tregojnë përkatësisht x gabimin e shfaqur dhe y numrin e përgjithshëm të
gabimeve të pranishëm; në anën e djathtë të këtyre numrave shfaqet një tregues mbi llojin e gabimit të shfaqur. Butonat +
dhe – kalojnë listën e gabimeve: duke shtypur butonin - shkohet mbrapa në histori deri sa ndalohet në gabimin më të vjetër
që është i pranishëm, duke shtypur butonin + shkohet përpara në histori, deri sa ndalet në atë më të fundmit.
Gabimet shfaqen në rend kronologjik, duke u nisur nga ai që është shfaqur më mbrapa në kohë x=1 deri tek ai më i fundmi
x=y. Numri maksimal i gabimeve të shfaqura është 64; me të arritur në këtë numër fillon të mbishkruajë ata më të vjetrit.
Ky zë i menusë shfaq listën e gabimeve, por nuk e lejon rivendosjen. Rivendosja mund të kryhet vetëm me një komandë
të posaçme të zërit RF të MENUSË SË PËRCAKTIMEVE TË PËRPARUARA.
As një rivendosje me dorë, as një fikje e aparaturës, as një rivendosje e vlerave të fabrikës, nuk mund ta fshijë historikun
e gabimeve, përveç procedurës së përshkruar më sipër.
5.2

Menuja e Monitorit

Nga menuja kryesore, duke mbajtur të shtypura njëkohësisht për 2 sek butonat "SET" dhe "-" (minus), hyhet në MENUNË
E MONITORIT. Brenda kësaj menuje, duke shtypur butonin MODE, shfaqen madhësitë vijuese, njëra pas tjetrës.

5.2.1 CT: Kontrasti i ekranit

Rregullon kontrastin e ekranit.
5.2.2 BK: Ndriçimi i ekranit
Rregullon prapandriçimin e ekranit në një shkallë nga 0 deri në 100.
5.2.3 TK: Koha e ndezjes së prapandriçimit
Përcakton kohën e ndezjes së prapandriçimit nga shtypja e fundit e një butoni. Vlerat e lejuara: nga 20 sek në 10 min ose
gjithmonë e ndezur. Në rastin e përcaktimit të prapandriçimit gjithmonë të ndezur, ekrani shfaq "ON". Kur prapandriçimi
është i fikur, shtypja e parë e çfarëdolloj butoni ka efektin e vetëm të rivendosë prapandriçimin.
5.2.4 TE: Shfaqja e temperaturës së shpërndarësit
5.3

Menuja e Setpoint

Nga menuja kryesore mbahen të shtypura njëkohësisht butonat "MODE" dhe "SET" deri sa shfaqet "SP" në ekran.
Butonat + dhe - lejojnë përkatësisht të rritet dhe të pakësohet presioni nën të cilin është vënë impianti. Për të dalë nga
menuja e tanishme dhe për t'u kthyer në menunë kryesore, të shtypet SET. Marzhi i rregullimit është 1-5.5 bar (14-80 psi).
5.3.1 SP: Përcaktimi i presionit të setpoint
Presioni nën të cilin vihet impianti.
Presioni i rinisjes së pompës është i lidhur përveçse me presionin të përcaktuar SP edhe me RP.
RP shpreh pakësimin e presionit, kundrejt "SP", që shkakton nisjen e pompës.
Shembull: SP = 3 bar (43.5 psi); RP = 0,3 bar (4.3 psi);
Gjatë funksionimit normal, impianti është vënë nën presion në 3 bar (43.5 psi). Rinisja e elektropompës ndodh atëherë kur
presioni zbret nën 2,7 bar (39.2 psi).
Përcaktimi i një presioni (SP) tepër të lartë në krahasim me shërbimet e pompës, mund të shkaktojë gabime të
rreme të mungesës së ujit BL; në këto raste të ulet presioni i përcaktuar.
Kujdes: përcaktimi i vlerave të veçanta të këtij parametri në lidhje me impiantin, mund të kontrobuojë për të
krijuar gjendje rreziku për arritjen e temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës
(shih Udhëzimet, Kap. 2).
5.4
Menuja me Dorë
Në funksionalitetin me dorë, shuma ndërmjet presionit në hyrje dhe presionit maksimal i shpërndarë nuk duhet
të jetë më e lartë se 6 bar.
Nga menuja kryesore të mbahen të shtypura njëkohësisht butonat "SET" & "+" & "-" derisa shfaqet faqja e menusë me
dorë. Menuja bën të mundur që të shfaqen dhe të ndryshojnë parametrat e ndryshëm të konfigurimit: butoni MODE lejon
SHQIP
518

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Granit COMFORT Premium C-85

Tabla de contenido