Skil 1470 Manual Original página 100

Ocultar thumbs Ver también para 1470:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 30
• Mos e prekni fletën e smerilimit gjatë lëvizjes
• Mos vazhdoni të përdorni fletat e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
fshesë me korrent dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
PËRDORIMI
• Ndërrimi i aksesorëve 5
! hiqni spinën
- hiqni/montoni aksesorin e duhur si në ilustrim
- sigurohuni që vrimat e aksesorit aktivizohen në skedat
e kokës së pajisjes (çdo pozicion i mundshëm i
kapjes)
- montoni aksesorin me qendrën e shtypur me drejtim
poshtë
- lironi/shtrëngoni vidën A me çelësin heksagonal B
- kontrolloni aksesorin që të jetë i mbështetur mirë
(aksesorët e shtrënguar gabim ose jo në mënyrë të
sigurt mund të lirohen gjatë punës dhe të jenë një
rrezik)
• Montimi i fletës së smerilimit 6
- shkundni pluhurat nga materiali VELCRO në panelin e
smerilimit C 2 para se të montoni fletën e smerilimit
- montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim
! thithja e pluhurave kërkon që të përdoren fletë
smerilimi me vrimë
! vrima në fletën e smerilimit duhet të përputhet me
vrimën në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e smerilimit të konsumuara në
kohën e duhur
! përdoreni pajisjen gjithmonë me të gjithë
sipërfaqen VELCRO të mbuluar me letër smerilimi
• Nxjerrja e pluhurave/ashklave 7
- montoni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave D si në
ilustrim
- lidhni fshesën me korrent
! mos përdorni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave/
fshesën me korrent kur smeriloni metale
- pastroni rregullisht pajisjen e nxjerrjes së pluhurave D
për një rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
• Ndezje/Fikje
- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E 2 në
pozicionin "I"/"O"
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Rregullimi i shpejtësisë së punës 8
- me anë të çelësit F, frekuenca e duhur e oshilacioneve
mund të rregullohet nga e ulët (1) deri në e lartë (6)
(edhe kur pajisja është në funksionim)
- shpejtësia optimale e punës varet nga materiali dhe
mund të përcaktohet me prova praktike
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 9
- mbajini të çarat e ajrimit G 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje (trysnia e tepërt
do të shkaktojë nxehtësi të madhe dhe mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e përdorimit të aksesorit)
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni lama sharre për segment H 2 për prerje
ndarëse dhe për prerje me zhytje në dru, stuko, gips dhe
plastikë (si dhe për sharrim afër anëve, në cepa dhe në
vende të tjera të vështira për t'i arritur)
• Përdorni lama sharre për segmente J 2 për prerje
ndarëse dhe për prerje të thella me zhytje në dru, stuko,
gips dhe plastikë të butë (si dhe për sharrim afër anëve,
në cepa dhe në vende të tjera të vështira për t'i arritur)
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes G 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 0 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
15.08.2013
100

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido