Skil 5360 Manual Original página 154

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 49
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe
të sigurta para kryerjes së prerjes. Nëse rregullimi i
lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
3) FUNKSIONI I MBROJTËSES
a) Kontrolloni mbrojtësen nëse mbyllet si duhet
para çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën
nëse mbrojtësja nuk lëviz lirisht dhe nuk e mbyll
menjëherë diskun prerës. Mos e shtrëngoni apo
lidhni mbrojtësen në mënyrë të tillë që disku prerës
të jetë i ekspozuar. Nëse sharra bie aksidentalisht,
mbrojtësja mund të përkulet. Kontrolloni për t'u siguruar
që mbrojtësja lëviz lirisht dhe nuk prek diskun prerës ose
pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin dhe gjendjen e sustës së
kthimit të mbrojtëses. Nëse mbrojtësja dhe susta
nuk funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen
para përdorimit. Mbrojtësja mund të punojë ngadalë për
shkak të pjesëve të dëmtuara, ngjitëseve të depozituara
ose grumbullimit të copave të ndryshme.
c) Sigurohuni që pllaka e bazës së sharrës nuk lëviz
kur kryeni "prerje me zhytje" kur përcaktimi i prerjes
së pjerrët të diskut nuk është 90°. Lëvizja e diskut
prerës anash do të shkaktojë ngecjen e diskut dhe
ndoshta goditje kthimi.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja të mbulojë diskun
prerës para se ta vendosni sharrën mbi tryezë ose
dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë
që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e
saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmiëjt
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurie,
përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e mjetit nga një person që është përgjegjës
për sigurinë e tyre
Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi 3
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
Mos e përdorni kurrë veglën për mprehje me pjesën
anësore
Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është
dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të
përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së
shërbimit.
Mos e përdorni veglën e punës të fiksuar në një
pozicion (ajo nuk është e projektuar për përdorim me një
bango sharre)
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Mos sharroni metale hekuri (ashklat e nxehta mund të
ndezin pluhurat në shkarkim)
Kur punoni me gur, përdorni shkarkimin e
pluhurave; fshesa me korrent duhet të jetë e
miratuar për shkarkimin e pluhurave të gurit
(përdorimi i kësaj pajisjeje minimizon rreziqet në lidhje
me pluhurat)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm tehe të sharrës që përputhen me të
dhënat e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime
përdorimi dhe që janë testuar dhe shënuar si në
përputhje me EN 847-1
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Përdorni vetëm thikat e sharrës/ disqet prerëse
me një diametër minimal prej 85 mm, një diametër
maksimal prej 89 mm dhe një vrimë aksi prej 10 mm
Mos përdorni kurrë disqe mprehës me këtë vegël
Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
154

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

5360 ga

Tabla de contenido