1- Butoni i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së
frigoriferit
Shtypni këtë buton për të caktuar
temperaturën e ndarjes së frigoriferit
përkatësisht në 8, 6, 4, 2, 8...
Shtypni këtë buton për të caktuar
temperaturën e dëshiruar për Ndarjen
e ngrirësit.
2- Butoni Eko-ekstra
Shtypni pak këtë buton për të
aktivizuar funksionin Eko-ekstra.
3- Butoni i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së
ngrirësit
Shtypni këtë buton për të caktuar
temperaturën e ndarjes së ngrirësit
përkatësisht në -18, -20, -22, -24,
-18... . Shtypni këtë buton për të
caktuar temperaturën e dëshiruar për
Ndarjen e ngrirësit.
4. Butoni i ftohjes së shpejtë
Shtypni pak këtë buton për të
aktivizuar funksionin e ftohjes së
shpejtë. Shtypni përsëri këtë buton për
ta çaktivizuar funksionin.
5- Butoni i pushimeve
Shtypni pak këtë buton për të
aktivizuar funksionin e pushimeve. Për
të ndaluar krijimin e akullit, shtypni të
njëjtin buton për 3 sekonda.
6- Butoni i ngrirjes së shpejtë
Shtypni pak këtë buton për të
aktivizuar funksionin e ngrirjes së
shpejtë. Shtypni përsëri këtë buton për
ta çaktivizuar funksionin.
7- Treguesi i temperaturës së
ndarjes së frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e frigoriferit.
8- Treguesi i funksionit Eko-ekstra
Tregon se funksioni Eko-ekstra është
aktiv. Nëse ky funksion është aktiv,
frigoriferi do të zbulojë automatikisht
periudhat me më pak përdorim dhe
gjatë këtyre periudhave do të kryhet
ftohja me efikasitet për energjinë.
Treguesi ekonomik do të jetë aktiv
gjatë kryerjes së ftohjes efikase për
energjinë.
9- Treguesi i temperaturës së
ndarjes së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e ngrirësit.
10- Treguesi i funksionit së ftohjes
së shpejtë
Tregon se funksioni i ftohjes së shpejtë
është aktiv. Përdorni këtë funksion
kur vendosni ushqime të freskëta në
ndarjen e frigoriferit ose kur duhet t'i
ftohni me shpejtësi ushqimet. Kur ky
funksion është aktiv, frigoriferi do të
punojë për 2 orë pa ndaluar.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
11- Treguesi i funksionit së
pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve
është aktiv. Nëse ky funksion është
aktiv, në treguesin e ndarjes së
frigoriferit do të shfaqet "- -" dhe në
ndarjen e frigoriferit nuk do të kryhet
ftohja. Ndarjet e tjera do të ftohen në
përputhje me temperaturën e caktuar
për to.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
12- Treguesi i funksionit të ngrirjes
së shpejtë
Tregon se funksioni i ngrirjes së shpejtë
është aktiv. Përdorni këtë funksion
kur vendosni ushqime të freskëta në
ndarjen e ngrirësit ose kur ju duhet
akull. Kur ky funksion është aktiv,
frigoriferi do të punojë për 6 orë pa
ndaluar.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
27
SQ