8 Instalimi elektrik
7.4
Lidhni tubat e lëndës ftohëse.
Udhëzim
Instalimi është më i thjeshtë, kur tubi i gazit është
lidhur fillimisht. Tubi i gazit është tubi më i trashë.
▶
Montoni njësinë e jashtme në vendin e parashikuar.
▶
Hiqni tapat mbrojtëse nga pikat lidhëse të lëndës ftohëse
në njësinë e jashtme.
▶
Përkuleni tubin e instaluar me kujdes në drejtim të
njësisë së jashtme.
▶
Pritini linjat e tubave në mënyrë të tillë që të mbetet një
pjesë mjaftueshëm e gjatë, për t'i bashkuar ato me lidhjet
e njësisë së jashtme.
▶
Bëni lidhjet dhe kryeni shkrepjen në tubin e instaluar të
lëndës ftohëse.
▶
Lidheni tubin e lëndës ftohëse me lidhjet përkatëse në
njësinë e jashtme.
▶
Izoloni tubat e lëndës ftohëse secilën veçmas dhe sipas
rregullave. Për këtë arsye, mbuloni vijat e mundshme
ndarëse të izolimit, me shirit izolues ose izoloni tubin e
pambrojtur të lëndës ftohëse me materialin përkatës, i cili
përdoret në teknologjinë në të ftohtë.
▶
Në njësitë e tavanit/dyshemesë, diametri i tubit të lëndës
ftohëse është 1/4" dhe 1/2", ndërsa diametri në njësitë
e jashtme është me 7 dhe 8 kW në 1/4" dhe 3/8". Për të
lehtësuar lidhjen, për njësitë e jashtme 7 dhe 8 kW është
i disponueshëm një adaptor për lidhjen me tubin me 1/2"
në atë me 3/8".
7.5
Planifikoni si duhet rrjedhën kthyese të vajit tek
kompresori
Qarku i lëndës ftohëse përmban një vaj të veçantë, i cili e
lubrifikon kompresorin e njësisë së jashtme. Për një kthim
më të lehtë të vajit në kompresor:
▶
Poziciononi njësinë e brendshme mbi njësinë e jashtme.
▶
Montoni tubin thithës (më të trashin) me zgavrën në
drejtim të kompresorit.
Në lartësitë mbi 7,5 m:
▶
Instaloni gjithashtu një sifon ose një ndarës vaji çdo 7,5
metra, ku vaji të mund të mblidhet dhe të thithet, për t'u
kthyer më pas sërish në njësinë e jashtme.
▶
Montoni një hark përpara njësisë së jashtme, për të
përmirësuar edhe më shumë kthimin mbrapsht të vajit.
7.6
Shkarkoni nitrogjenin nga njësia e brendshme.
1.
Në anën e pasme të njësisë së brendshme do të gjeni
dy tuba bakri me skaj fundor plastik. Skaji më i gjerë
është një udhëzim për ngarkimin e hidrogjenit në njësi.
Nëse në pjesën fundore del përpara një buton i kuq, do
të thotë se njësia nuk është boshatisur plotësisht.
2.
Shtypni elementin fundor të tubit tjetër me diametër më
të vogël, për të nxjerrë nga njësia gjithë nitrogjenin.
220
8
Instalimi elektrik
8.1
Instalimi elektrik
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
▶
Hiqni spinën. Ose kalojeni produktin pa
tension (separator me hapësirë kontakti
3 mm, p. sh. siguresë ose çelës fuqie).
▶
Siguroni që të mos rindizet.
▶
Pritni minimalisht 3 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
▶
Kontrolloni që të mos ketë tension.
▶
Lidhni fazën me tokën.
▶
Lidhni fazën me nulin.
▶
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
▶
Instalimi elektrik duhet të kryhet vetëm nga një elektricist.
8.2
Ndërprerja e furnizimit me energji
▶
Shkëputeni furnizimin me energji, para se të kryeni lidhjet
elektrike.
8.3
Kabllazhi
1.
Përdorni shtrënguesit e kabllove.
2.
Shkurtoni kabllin lidhës sipas nevojës.
30 mm max.
3.
Për të shmangur qarqe të shkurta gjatë nxjerrjes së
paqëllimshme të një konduktori, zhvishni këmishën e
jashtme të kabllit fleksibël vetëm maksimalisht 30 mm.
4.
Sigurohuni që izolimi i fillit të brendshëm gjatë
zhveshjes së këmishës së jashtme nuk do të dëmtohet.
5.
Hiqni izolues vetëm aq sa duhet nga fijet e brendshme,
siç kërkohet për një lidhje të besueshme dhe të
qëndrueshme.
6.
Për të parandaluar një qark të shkurtër nga lirimi i
lidhëseve, pas heqjes së izolantit, bashkoni këmishët
lidhëse tek kontaktet.
7.
Kontrolloni nëse të gjitha fijet janë mekanikisht të
fiksuara mirë në terminalet e spinës. Nëse është
nevoja, shtrëngojini ato.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes climaVAIR plus/exclusive 0020250592_00