c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se ka persona
të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë shtëpiake në
afërsi.
3) Vënia në punë
a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg pjesës
prerëse.
b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë të
sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni pajisjen.
c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushte e motit janë
të papërshtatshme, veçanërisht kur ka rrufe.
d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur ndriçimi
artificial është optimal.
e) Mos e përdorni asnjëherë pajisjen në rast se pjesët
mbuluese dhe mbrojtëse janë me defekt ose kur ato
mungojnë.
f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur i keni duart dhe
këmbët larg pjesës prerëse të pajisjes.
g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elek trike
(pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur
nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bllokuese si dhe
baterinë)
– gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni nën
vëzhgim;
– përpara heqjes së një bllokimi;
– përpara kontrollit, pastrimit ose përpunimit të pajisjes;
– mbas kontaktit me një trup të huaj;
– gjithnjë kur pajisja fillin dhe të dridhet në mënyrë të
pazakonshme.
h) Kujdes, rrezikoni të shkaktoni prerje në duar dhe në
këmbë.
i) Siguroni gjithnjë, që hyrjet e ajrit të mbahen të lira nga
ndikimi i trupave të huaj.
4) Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Pajisja të mbahet e shkëputur nga rryma elek trike (pra
prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të shkëputur nga
rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen bllokuese si dhe baterinë)
përpara se të fillojnë punimet për mirëmbajtjen apo
pastrimin e pajisjes.
b) Përdorni pjesë këmbimi dhe përdorimi që ju janë
këshilluar vetëm nga prodhuesi.
c) Pajisja duhet kontrolluar vazhdimisht dhe duhet
mirëmbajtur. Kryeji ndreqjet e saj vetëm në një
punishte e cila është e autorizuar me kontratë.
d) Në qoftë se pajisja nuk është në përdorim, mbajeni
të magazinuar larg fëmijëve.
Paralajmërime të përgjithshme sigurie për
gërshërët e shkurreve:
PARALAJMËRIM! Të lexohen të gjithë
udhëzimet e sigurisë si dhe udhëzimet e tjera.
Po qe se nuk zbatohen paralajmërimet dhe udhëzimet me
sa vijon, ekziston rreziku për goditje elektrike, rreziku për
zjarr dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë si dhe
udhëzimet e tjera që kanë të bëjnë me përdorimin
e aletit. Fjala "vegël / alet elektronik" që qarkullon në
udhëzimet e sigurisë ka të bëjë me atë se aletet elektronike
funksionojnë duke thithur energjinë elektrike (me kabllo)
ose duke thithur energjinë nga bateritë gjegjsisht
akumulatorët (pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër dhe të
ndriçuar mirë të punës.
Në hapësira të parregullta ose jo të ndriçuara mirë
ekziston rrezik i shtuar për aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona ku ka
rrezik shpërthimi, si për shembull në afërsi të
lëngjëve të djegshme, të gazrave dhe të pluhurit
të djegshëm.
Aletet elektro nike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të
mund të ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle, të
mbahen në distancë, teksa jeni duke përdorur
një alet elektronik. Humbja e vëmendjes mund të
çojë në humbje kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet pri-
zës e cila do të përdoret. Mos ndër merrni kurr-
farë modifikimesh tek spina. Mos përdorni spina
adapterë për alete elektronike të tokëzuara.
Spinat origjinale si dhe prizat e përshtatshme
minimizojnë rrezikun e një goditje elektrike.
b) Të mënjanohet kontakti fizik me sipërfaqe të
tokëzuara, si për shembull gypa, kaloriferë, soba
dhe frigoriferë. Po qe se e keni të tokëzuar trupin
tuaj, rritet rreziku për goditje elektrike.
c) Aletet elektronike nuk bën t´i nënshtrohet as shiut
e as lagështirës. Uji, që futet në aletet elektronike,
shton rrezikun për goditje elektrike.
d) Të keni kujdes me spinën e kurrentit. Mos
e përdorni kabllon për të transportuar aletin
elektronik ose për të tërhequr atë, ose për të
tërhequr spinën. Mbajeni kabllon në distancë
nga nxehtësia, nga vaji, nga qoshet e mprehta
dhe nga pjesët e lëvizshme.
Kabllot e dëmtuara apo të ngatërruara shkaktojnë
rrezik të shtuar për goditje elektrike.
e) Përdorni një kabllo zgjatimi të përshtatshme,
nëse keni për të punuar me aletin elektronik
jashtë, në hapësirë. Duke për dorur një kabllo
zgjatimi të përsh tatshme për punën jashtë në natyrë,
ju zvogëloni rrezikun për goditje elektrike.
f) Në qoftë se përdorimi i një aleti elektronik në
hapësira me lagështirë është i pashmangshëm,
aleti në fjalë duhet të jetë i mbrojtur nga një
çelës FI. Duke përdorur një çelës FI, ju zvogëloni
rrezikun për goditje elektrike.
3) Siguria personale
a) Duhet të jeni vigjilent, gjithmonë të keni parasysh
se çfarë jeni duke bërë, dhe shfrytëzoni gjithnjë
mendjen e shëndoshë të njeriut, teksa përdorni
një alet elektronik. Mos punoni me alete elektro-
nike, nëse jeni i lodhur ose në qoftë se jeni nën
ndikim të drogave, të alkoolit apo të ilaçeve.
Vetëm një moment i shkurtër i pakujdesisë gjatë punës
me alete elektronike, mund të shkaktojë lëndime të
rënda.
185