4) PAJISJET E PËRSHTATSHME
Majat e gutaperkës përdoren të kombinuara me:
• Instrumente shpërndarës dhe mbushës. Këto instrumente përdoren për të garantuar që maja e
gutaperkës të përhapet në gjithë sistemin e kanalit të rrënjës.
• Calamus
dhe Gutta-Smart™. Këto janë pajisje që përdoren për të nxjerrë materialin e gutaperkës e për
®
ta futur në sistemin e kanalit të rrënjës.
• Kondensues guta. Kondensuesi guta është një kondensator termik që përdoret për të zbutur dhe për të
shkrirë pikat e gutaperkës së bashku.
• Izolues AH Plus
rrënjës dhe gutaperkës.
5) PARALAJMËRIME
Produktet me një përdorim nuk do të ripërpunohen dhe aq do të ripërdoren. Ripërdorimi i këtyre
produkteve rrit rrezikun e përcjelljes së infektimit indirekt dhe/ose thyerjes.
6) MASAT PARAPRAKE
Të përgjithshme:
• Siguria dhe efektiviteti i përdorimit nuk është përcaktuar tek gratë shtatzëna apo në gji ose tek fëmijët.
• Inspektoni paketimin dhe produktin para përdorimit: Nëse paketimi ose produkti janë të dëmtuar, mos e
përdorimi produktin dhe hidheni atë.
• Produktet duhet të asgjësohen në përputhje me rregulloret lokale për asgjësimin e sigurt të pajisjeve të
mprehta dhe të infektuara.
• Nuk duhet të sterilizohet me nxehtësi.
• Mos përdorni solucione dezinfektuese që përmbajnë fenol ose produkte që nuk janë të përputhshëm
me gutaperkën.
7) REAKSIONET NEGATIVE
Në gjendjen aktuale teknike, nuk është raportuar asnjë reaksion negativ.
8) KUSHTET E RUAJTJES
• Mbajini larg nga drita e diellit dhe nga nxehtësia.
• Ruajini në temperaturë dhome (< 30°C (86°F)).
• Ruajini në një vend të thatë.
9) UDHËZIME HAP PAS HAPI
Majat e gutaperkës duhet të përdoren vetëm në një mjedis klinik ose spitalor, nga dentistë profesionistë.
Majat e përshkruara të gutaperkës janë pjesë e një sistemi të plotë dhe duhet të përdoren vetëm të
kombinuara me limat formësuese dhe majat e letrës. Ato janë të identifikueshme me markën e sistemit
të tyre, përmasat, emrin dhe kodin e ngjyrës. Pas formësimit dhe pastrimit të kanalit të rrënjës, teknika
e obturimit duhet të caktohet nga një profesionist. Kjo procedurë përfshin përdorimin e majave të
gutaperkës dhe izoluesit. Majat e gutaperkës duhet të zgjidhen nga i njëjti sistem formësimi dhe duhet
të përkojë me kodin e ngjyrës dhe përmasën e limës formësuese të instrumentit të fundit të përdorur
gjatë përgatitjes së kanalit. Majat duhet të dezinfektohen përpara përdorimit. Mund të përdoret një
instrument i nxehur për të zbutur materialin dhe për të garantuar izolimin e duhur dhe përshtatjen e
dimensioneve të kanalit të rrënjës. Nëse përdorni një instrument të nxehur, ndiqni udhëzimet e përdorimit
të këtij instrumenti. Përdorni një mjet të përshtatshëm për të prerë majat e gutaperkës. Përdorni veglën
e përshtatshme për të prerë majat e gutaperkës, duke përfshirë unazën koduese me ngjyra pas futjes së
majës së gutaperkës në kanalin e rrënjës. Unaza me ngjyrë nuk duhet të qëndrojë në kanalin e rrënjës
pas futjes.
END-IFU-GUTTA-PERCHA-POINT-CONFORM-FIT-TDS-V01-WEB-EUR-multilingual-2021-05
. AH Plus përdoret për të veshur muret e kanalit të rrënjës dhe qëndron midis kanalit të
®
64/74