Ndarja E Perimeve Me Kontroll Të Lagështisë - Beko GNE60531XN Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para GNE60531XN:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 73
Përdorimi i produktit
5.3. Ndarja e perimeve me
kontroll të lagështisë
(FreSHelf)
(Kjo veçori është opsionale)
Vlerat e lagështisë për perimet dhe frutat mbahen
nën kontroll me veçorinë e ndarjes së perimeve
me lagështi të kontrolluar dhe ushqimet do të
qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë.
Ne rekomandojmë që t'i vendosni perimet jeshile
si sallata, spinaqi dhe perimet që janë të ndjeshme
ndaj humbjes së lagështisë në mënyrë horizontale
brenda në ndarjen e perimeve, dhe jo mbi rrënjët e
tyre në një pozicion vertikal.
Kur të vendosni perimet, duhet të merrni parasysh
gravitetin specifik të perimeve. Perimet e rënda
dhe të forta duhet të vendosen fund të ndarjes së
perimeve dhe perimet e lehta dhe të buta duhet të
vendosen sipër.
Mos i lini asnjëherë perimet brenda në ndarje
në qeset e tyre. Nëse perimet lihen brenda në
qese, kjo do të bëjë që të prishen në një kohë të
shkurtër. Në rast se nuk preferohet kontakti me
perimet e tjera për arsye higjienike, përdorni një
letër me vrima dhe materiale të tjera të ngjashme
për paketimin në vend të qeseve.
Mos vendosni bashkë dardhat, pjeshkat, kajsitë,
etj. dhe veçanërisht mollët, të cilat kanë një nivel
të lartë prodhimi të gazit etilen në të njëjtën
ndarje me perimet dhe frutat e tjera. Gazi etilen
që lëshojnë këto fruta mund të bëjë që frutat e
tjera të piqen shpejt dhe të prishen në një kohë të
shkurtër.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
25 / 32 SQ

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido