Descargar Imprimir esta página

Gardena EasyCut 420/45 Instrucciones De Empleo página 5

Ocultar thumbs Ver también para EasyCut 420/45:

Publicidad

risë, në mënyrë që të garantohet përdorimi i sigurt dhe të mundësohen
rezultatet e përshtatshme të veglës suaj. Përdoruesi mban përgjegjësinë
për respektimin e të gjithë udhëzimeve paralajmëruese e të rregullave
të sigurisë, të përshkruara në këtë manual të përdorimit si dhe në vetë
veglën në fjalë.
Simbolet mbi produkt:
Lexoni udhëzimin e përdorimit.
Mbani mbrojtëse sysh dhe veshësh.
Rrezik – Mbani duart larg nga thika.
Mos e ekspozoni kundrejt shiut dhe as kundrejt
lagështirave të tjera. Mos e lini jashtë kur bie shi.
Hiqni kabullin e rrjetit nëse dëmtohet ose pritet kabulli.
Udhëzime të përgjithshme të sigurisë për përdorimin
e aleteve elektronike
PARALAJMËRIM! Të lexohen të gjithë udhëzimet e sigurisë si
dhe udhëzimet e tjera. Po qe se nuk zbatohen paralajmërimet dhe
udhëzimet me sa vijon, ekziston rreziku për goditje elektrike, rreziku për
zjarr dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë si dhe udhëzimet e tjera
që kanë të bëjnë me përdorimin e aletit.
Fjala "vegël / alet elektronik" që qarkullon në udhëzimet e sigurisë ka të bëjë me
atë se aletet elektronike funksionojnë duke thithur energjinë elektrike (me kabllo)
ose duke thithur energjinë nga bateritë gjegjsisht akumulatorët (pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër he të ndriçuar mirë të punës.
Në hapësira të parregullta ose jo të ndriçuara mirë ekziston rrezik i shtuar për
aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona ku ka rrezik shpërthimi, si
për shembull në afërsi të lëngjëve të djegshme, të gazrave dhe të
pluhurit të djegshëm. Aletet elektro nike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të
mund të ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle, të mbahen në distancë,
teksa jeni duke përdorur një alet elektronik.
Humbja e vëmendjes mund të çojë në humbje kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet prizës e cila do të përdo-
ret. Mos ndër merrni kurrfarë modifikimesh tek spina. Mos përdorni
spina adapterë për alete elektronike të tokëzuara. Spinat origjinale si
dhe prizat e përshtatshme minimizojnë rrezikun e një goditje elektrike.
b) Të mënjanohet kontakti fizik me sipërfaqe të tokëzuara, si për shem-
bull gypa, kaloriferë, soba dhe frigoriferë.
Po qe se e keni të tokëzuar trupin tuaj, rritet rreziku për goditje elektrike.
c) Aletet elektronike nuk bën t´i nënshtrohet as shiut e as lagështirës.
Uji, që futet në aletet elektronike, shton rrezikun për goditje elektrike.
d) Të keni kujdes me spinën e kurrentit. Mos e përdorni kabllon për të
transportuar aletin elektronik ose për të tërhequr atë, ose për të
tërhequr spinën. Mbajeni kabllon në distancë nga nxehtësia, nga vaji,
nga qoshet e mprehta dhe nga pjesët e lëvizshme. Kabllot e dëmtuara
apo të ngatërruara shkaktojnë rrezik të shtuar për goditje elektrike.
e) Përdorni një kabllo zgjatimi të përshtatshme, nëse keni për të punuar
me aletin elektronik jashtë, në hapësirë.
Duke për dorur një kabllo zgjatimi të përshtatshme për punën jashtë në natyrë,
ju zvogëloni rrezikun për goditje elektrike.
f) Në qoftë se përdorimi i një aleti elektronik në hapësira me lagështirë
është i pashmangshëm, aleti në fjalë duhet të jetë i mbrojtur nga një
çelës FI. Duke përdorur një çelës FI, ju zvogëloni rrezikun për goditje elektrike.
3) Siguria personale
a) Duhet të jeni vigjilent, gjithmonë të keni parasysh se çfarë jeni duke
bërë, dhe shfrytëzoni gjithnjë mendjen e shëndoshë të njeriut, teksa
përdorni një alet elektronik. Mos punoni me alete elektronike, nëse
jeni i lodhur ose në qoftë se jeni nën ndikim të drogave, të alkoolit apo
të ilaçeve. Vetëm një moment i shkurtër i pakujdesisë gjatë punës me alete
elektronike, mund të shkaktojë lëndime të rënda.
b) Duhet të mbani pajisje personale mbrojtëse. Gjithmonë të mbani syze
mbrojtëse. Mbajtja e pajisjes përkatëse të sigurisë, si për shembull maska
kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes, helmeta e sigurisë ose
tapat mbrojtëse për veshët, çon në zvoglimin e rrezikut për lëndime.
c) Mundohuni që të parandaloni vënien pa dashje në funksion. Siguro-
huni që aleti të jetë i fikur në momen tin kur e lidhni atë me kurrentin
dhe / ose kur e lidhni atë me baterinë, si dhe kur e ngrisni atë lartë dhe
kur e transportoni. Transporti i veglës së punës, duke mbajtur gishtin tek
leva, si dhe lidhja e aleteve elektronike të ndezura gjegjsisht të gatshëm për
punë, në prizën e kurrentit, mund të çojë në aksidente.
74
d) Para se të ndezni aletin elektronik, hiqni të gjithë çelësat rregullues si
dhe çelësat e tjera. Çelësat e vendosura në një pjesë rrotulluese të aletit
elektronik mund të shkaktojnë lëndime.
e) Mos u stërmundohuni. Gjithmonë të keni parasysh që të qëndroni në
një pozitë të qëndrueshme, duke mbajtur gjithnjë baraspeshën.
Kjo ju mundëson kontrollin më të mirë të aletit elektronik në situata të papa-
rashikueshme.
f) Të mbani rroba të përshtatshme. Mos bani rroba të gjera ose bizhute-
ri. Keni kujdes që flokët, rrobat dhe dorashkat të mos futen në zonën
ku ka pjesë të lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteria dhe flokët e gjata ka
rrezik që të ngatërrohen me pjesët e lëvizshme.
g) Në qoftë se ka aparaturë për të thithur apo mbledhur pluhurin,
atëherë lidheni atë dhe përdoreni atë sipas rregullave.
Përdorimi i pluhurthithëses zvogëlon rreziqet që kanosen nga pluhuri.
4) Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
a) Mos përdorni fuqi të tepruar teksa punoni me aletin elektronik. Përdo-
reni gjithmonë aletin e përshtatshëm elektronik, varësisht nga deter-
minimi i tij. Secili alet e plotëson detyrën e tij më së miri dhe me sigurinë më
të lartë mundshme, po qe se përdoret pikërisht për qëllimin përkatës, për të
cilin është hedhur në treg nga prodhuesi.
b) Mos përdorni alete elektronike, po qe se nuk startohen dhe fiken me
anë të pullës së caktuar. Secili alet, tek i cili nuk funksionon pulla për startim
dhe fikje, paraqet një rrezik, prandaj edhe duhet të riparohet.
c) Para se të ndryshoni rregullimet tek aleti elektronik si dhe para se të
ndërroni pjesët plotësuese apo të depononi veglën e punës, duhet të
hiqni spinën e veglës nga priza e kurrentit dhe / ose nga akumulatori.
Masat parandaluese të sigurisë në fjalë zvogëlojnë rrezikun, që aleti i punës të
shtypet pa dashje për startim.
d) Depononi aletet elektronike, të cilat tani për tani nuk përdoren, gjith-
monë larg rrezes së veprimit të fëmijëve. Mos lejoni njeri të përdorë
aletin elektronik të punës, po qe se nuk është i mirënformuar për
mënyrën e veprimit me të ose nëse nuk i ka të ditur udhëzimet për-
katëse të punës. Në duart e përdoruesve të paprovuar, aletet elektronike të
punës janë të rrezikshme.
e) Mirëmbajini aletet elektronike të punës. Sigurohuni që pjesët e lëviz-
shme të jenë të kthyera në mënyrë korrekte si dhe që të lëvizin pa
pengesa, që të mos ketë pjesë të thyera si dhe që të mos ketë përku-
fizime në funksionimin e veglës së punës. Para se të punohet me alete
elektronike të dëmtuara, ato duhet të riprohen. Shumë aksidente ndod-
hin për shkak të asaj se aletet elektronike nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
f) Aletet për prerje të mbahen të mprehtë dhe të pastër. Aletet për prerje
të mirëmbajtura sipas rregullave me cepe të mprehur mirë, nuk kapen grepthi
aq kollaj dhe mundësojnë një përdorim më të lehtë.
g) Aletet elektronike, pjesët e tyre plotësuese, thikat etj. të përdorën
vetëm në përputhje me udhëzimet në fjalë, përveç kësaj, të keni
parasysh edhe kushtet e punës dhe punët që janë për t´u kryer.
Përdorimi i aleteve elektronike me destinim të gabuar mund të çojë në situata
rreziku.
5) Servisi
Mirëmbajtja e pajisjes duhet kryer vetëm nga personel i specializuar dhe
duke përdorur pjesë këmbimi origjinale.
Kjo garanton siguri të vazhdueshme të pajisjes elektrike.
Udhëzime sigurie për prerëset e ligustrave:
Kushtoni gjithmonë vëmendje faktit që asnjë pjesë trupore të mos
gjendet në sektorin e thikave prerëse. Largoni materialin e prerë ose
mos e mbani me dorë materialin që do të pritet në momentin që thikat
lëvizin. Largoni materialet e bllokuara vetëm kur pajisja të jetë e fikur.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së ligustrave mund të
shkaktojë plagosje të rënda.
Mbajeni prerësen e ligustrave gjithmonë në dorezë dhe vetëm atëherë
nëse thikat prerëse nuk lëvizin më. Gjatë transportit ose magazinimit
të prerëses së ligustrave duhet që mbi shpatë të jetë vendosur mbule-
sa. Përdorimi i saktë i prerëses së ligustrave zvogëlon rrezikun e plagosjes
nga thikat prerëse.
Mbajeni pajisjen elektrike në dorezën e izoluar, ngaqë thika prerëse
mund të prekë tela korrenti të fshehura ose kabllon e vetë elektrike.
Kontakti i thikës prerëse me një linjë që transmeton tension mund të shkaktojë
vendosjen nën tension të pjesëve të pajisjes dhe mund të shkaktojë një goditje
elektrike.
Mbajeni kabullin larg nga sektorin i prerjes.
Gjatë përdorimit të pajisjes është e mundur që kabulli i ushqimit të jetë i fshe-
hur në shkurre – për këtë arsye kushtoni vëmendje sidomos faktit, që kabulli të
mos këputet pa dashje nëpërmjet thikave.
Këshilla sigurie shtesë
RREZIK! Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Në rastin e qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë
montimit.
Siguria në vendin e punës
Përdoreni pajisjen vetëm në mënyrën e përcaktuar të përdorimit.
Operuesi ose përdoruesi është përgjegjës për aksidente që mund ti shkaktohen
personave të tjera dhe për rrezikun ndaj të cilit ekspozoheni ju ose prona juaj.
Kushtoni vëmendje sidomos gjatë përdorimit dhe transportit rrezikut kundrejt
palëve të treta.
Rrezik pengimi. Kushtoni vëmendje kabullit gjatë punës.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Easycut 450/50Easycut 500/55983098319832