Skil GT10255 Serie Manual Original página 165

Tabla de contenido

Publicidad

me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund
të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës.
Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e
përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër
mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZIMET SPECIFIKE TË SIGURISË
PËR PRERËSET E SHKURREVE/
PRERËSET E BARIT ME FIJE
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të pajisjes dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse
(në rast të kundërt, ekziston
rreziku i gabimeve dhe i
dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos
luajnë me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
SIGURIA PERSONALE
Mos lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk janë të
familjarijzuar me udhëzimet e përdorimit për funksionimin
e pajisjes (rregulloret lokale mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit)
Mbajini gishtat larg thikës së prerjes së fijes të
përfshirë në mbrojtësen e prerjes
165

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Gt10255 ca

Tabla de contenido