Skil GT10255 Serie Manual Original página 167

Tabla de contenido

Publicidad

Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes u
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë A
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit B
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit B
! pas fikjes së pajisjes, mekanizmi i prerjes vazhdon
të rrotullohet për disa sekonda
- lëreni mekanizmin e prerjes të ndalojë së rrotulluari
para se ta ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
Mbajtja dhe drejtimi i veglës i
- përdoreni gjithmonë pajisjen duke e mbajtur nga rripat
AD
- vendosni rripat në trupin tuaj dhe futni dy pjesët e
tokëzës së rripit AE te njëra-tjetra
- rregulloni gjatësinë e rripave që çengeli të jetë afro 15
cm nën mesin tuaj
- lidhni lakun AC në vegël me çengelin te rripat
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni gjithmonë veglën në anën e djathtë të trupit
tuaj
- për t'i hequr rripat nga laku AC, hapni kapësen e
sigurisë AF duke e shtypur atë
! në rast urgjence, ngrini tokëzën e rripit AE dhe
hiqni rripat nga trupi juaj
Funksionimi i veglës o
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- mos e mbingarkoni veglën
KUR PËRDORNI PAJISJEN SI PRERËSE BARI ME FIJE
! përdoreni vetëm bashkë me mbrojtësen S
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e fijes prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
fijet prerëse nga konsumi i tepërt
- për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën nga
e djathta në të majtë dhe e kundërta
- për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në
ilustrim
KUR PËRDORNI PAJISJEN SI PRERËSE SHKURRESH
! përdoreni vetëm bashkë me mbrojtësen N
! mos e përdorni thikën prerëse në afërsi të
objekteve të forta që mund t'ju pengojnë -> rreziku
i goditjes së kthimit/lëndimeve personale
! për arsye sigurie, afrohuni te shkurret gjithmonë
nga e djathta në të majtë
- pritini shkurret e gjata në shtresa (filloni gjithmonë nga
maja)
Nxjerrja e fijes p
- shtypeni lehtë butonin R në sipërfaqe të fortë kur motori
është në punë
- spangoja prerëse do të lëshohet dhe do të pritet sipas
gjatësisë së duhur me anë të thikës prerëse të spangos
F
! kini kujdes nga dëmtimet nga thika prerëse e
fijeve F
- nxirrni rregullisht fijet për të siguruar një rreth të plotë
të prerjes
- kur motori punon pa ngarkesë dhe nuk prisni bar, fijet
prerëse konsumohen ose thyhen; mbështilleni ose
ndërrojeni bobinën
Ndërrimi i rrotullës a
! gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- hiqeni bobinën e vjetër dhe montoni bobinën e re siç
tregohet në figurë
- përdorni vetëm bobinën 2610S00868 nga SKIL për
këtë pajisje (dëmtimi nga përdorimi i bobinave të
tjera përjashtohet nga garancia)
- pas zëvendësimit të rrotullës, provoni veglën për të
paktën një minutë pa ngarkesë për t'u siguruar që vegla
punon si duhet
Mbledhja e rrotullës s
Në rast se fijet prerëse nuk arrijnë që të dalin nga kapaku
i rrotullës AG
! gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- nxirrni bobinën nga kapaku i saj AG
- mblidhni mirë fijet prerëse në mënyrë të njëtrajtëshme
- futni të dyja fijet në foletë e rrotullës dhe sigurohuni që
të jenë të siguruara mirë (lini një gjatësi të mjaftueshme
të fijes)
- montoni bobinën në kapakun e saj AG, lëshoni fijet nga
foletë e bobinës dhe drejtoni fijet për te vrimat
- montoni kapakun e bobinës AG në pajisje
Kthimi/ndërrimi i thikës së prerjes
- thika prerëse ka tehe prerëse nga të dyja anët; kthejeni
thikën në anën tjetër kur njëra anë nuk pret më
- zëvendësoni thikën e prerjes kur të dyja anët të jenë
të topitura
! gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- hiqeni/montoni thikën prerëse të vjetër/të re si në
ilustrim
- përdorni vetëm thikën prerëse 2610S00867 nga SKIL
për këtë pajisje (dëmtimi nga përdorimi i thikave të
tjera prerëse përjashtohet nga garancia)
- pas zëvendësimit të thikës prerëse, provoni veglën për
të paktën një minutë pa ngarkesë për t'u siguruar që
vegla punon si duhet
- kur të jetë e nevojshme, mpreheni thikën prerëse me
ndihmën e një specialisti
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Kontrolloni rregullisht gjendjen e mekanizmit prerës dhe
shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidhave
Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar
ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
Fikeni gjithnjë mjetin, hiqeni baterinë, dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët e lëvizshme të kenë ndaluar komplet
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes AH )
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
167

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Gt10255 ca

Tabla de contenido