SKIL MASTERS 1570 Manual Original página 102

Ocultar thumbs Ver también para 1570:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
• Dalja e ashklave 6
- zgjidhni krahun e dëshiruar të daljes së ashklave
(majtas ose djathtas) me anë të çelësit G
- lidhni fshesën me korrent me përshtatësin H në daljen
e zgjedhur për ashklat si në ilustrim
- mund të lidhni gjithashtu edhe qesen e pluhurave J me
daljen e zgjedhur për ashklat si në ilustrim
! mos u përpiqni të hiqni pengesat nga dalja e
ashklave kur thikat janë duke u rrotulluar
• Mbështetësja për pushim K 7
- e mbron materialin e punës nga dëmtimi kur vegla lihet
dhe nuk është në përdorim
- do të paloset automatikisht prapa gjatë zdrukthimit
• Funksionimi i veglës
- rregulloni thellësinë e zdrukthimit
- vendoseni veglën mbi materialin e punës
! sigurohuni që vetëm nofulla e përparme të
mbështetet në materialin e punës dhe që thikat
mos ta prekin
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin L 2 (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit M 2
! para se thikat të arrijnë te materiali i punës, vegla
duhet të punojë me shpejtësinë e saj të plotë
- mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe shtyjeni
përpara me goditje të vazhdueshme
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 8
- përdoreni veglën me pllakën e bazës mbi material
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshirueshme gjatë zdrukthimit
- mbajini të çarat e ajrimit Q 2 të pambuluara
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin M
• Zdrukthimi i kllapave 9
- zgjidhni thellësinë e dëshiruar të zdrukthimit
- zgjidhni thellësinë e kllapave me anë të rregullatorit të
thellësisë së kllapave N
- vendoseni veglën mbi materialin e punës
- filloni zdrukthimin
- gjerësia maksimale e kllapave 82 mm
- thellësia maksimale e kllapave 15 mm
• Kur zdrukthoni kllapa, do të keni rezultate më të mira kur
përdorni rregullatorin paralel P për të rregulluar gjerësinë
e kllapave 0
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për kanale anësore përdorni kanalet V në nofullën e
përparme !
- vendoseni dorezën D në pozicionin "0"
- zgjidhni një nga 3 kanalet V
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes Q 2)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një
qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skilmasters.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli @ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/
EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
23.12.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 91 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 102 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 6,9 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
102

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido