Descargar Imprimir esta página

Philips sonicare HX3601/01 Manual De Instrucciones página 322

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 102
322
Shqip
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme për larjen e dhëmbëve. Për t'ju ndihmuar
të kaloni në furçën e re elektrike të dhëmbëve "Sonicare",
ajo ofrohet me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Ky
funksion e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para
për t'ju ndihmuar të përshtateni me larjen e dhëmbëve
me furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare".
Shënim: Për fëmijët nën 8 vjeç, rekomandohet larja e
dhëmbëve nga prindi ose kujdestari në moshë madhore.
1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël
paste dhëmbësh.
2 Vendosni fijet e furçës mbi dhëmbë në një kënd të
vogël (45 gradë). Shtyjini fort në mënyrë që fijet të
arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën
vijën e mishrave të dhëmbëve.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në
kontakt me dhëmbët.
3 Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të
dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje
të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të
futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë
gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë.
Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me
një furçë dhëmbësh manuale.

Publicidad

loading