sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PËRZIERËSIT
a) Mbajeni veglën me të dyja duart në dorezat e
përcaktuara. Humbja e kontrollit mund të shkaktojë
lëndime.
b) Siguroni një ajrim të mjaftueshëm kur përzieni
materiale të djegshme për të shmangur një
atmosferë të rrezikshme. Avujt e krijuar mund të
thithen me anë të frymëmarrjes ose mund të ndizen nga
shkëndijat që krijon vegla elektrike.
c) Mos përzieni ushqime. Veglat elektrike dhe aksesorët e
tyre nuk janë planifikuar për përpunimin e ushqimeve.
d) Mbajeni kordonin larg nga zona e punës. Kordoni
mund të ngatërrohet me lopatëzën e përzierjes.
e) Sigurohuni që kontejneri i përzierjes të jetë
vendosur në një pozicion të sigurt dhe të
qëndrueshëm. Një kontejner që nuk është siguruar si
duhet, mund të lëvizë papritur.
f) Sigurohuni që të mos bien lëngje të spërkatura mbi
kasën e veglës elektrike. Lëngjet që depërtojnë në
veglën elektrike mund të shkaktojnë dëmtime dhe goditje
elektrike.
g) Ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet për materialet
që do të përzieni. Materialet që do të përzieni mund të
jenë të dëmshme.
h) Nëse vegla elektrike bie në materialet që do të
përzieni, hiqeni menjëherë veglën nga priza dhe
kontrollojeni nga një person i kualifikuar për
riparimet. Afrimi te kova me veglën akoma në prizë
mund të shkaktojë goditje elektrike.
i)
Mos e prekni kontejnerin e përzierjes me duar dhe
mos futni objekte të tjera në të gjatë përzierjes.
Kontakti me lopatëzën e përzierjes mund të shkaktojë
lëndime të rënda personale.
j)
Ndizeni dhe përdoreni veglën vetëm në kontejnerin
e përzierjes. Lopatëza e përzierjes mund të përkulet ose
të rrotullohet në një mënyrë të pakontrolluar.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
•
Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është
dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të
përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së
shërbimit.
•
Mos e përdorni kurrë veglën në ose në afërsi të një
ambienti me mundësi shpërthimi
•
Mos përzieni kurrë substanca të djegshme
•
Mbani doreza mbrojtëse, një maskë për pluhurat, rroba të
ngushta dhe këpucë të forta
•
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Mos përdorni zgjatues të lopatëzës së përzierjes
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
•
Ndezje/Fikje 6
! kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i
bllokimit; mbajeni veglën fort me të dyja duart dhe
qëndroni në mënyrë të sigurt
•
Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 7
Struktura mbrojtëse 8
•
- për mbrojtjen e veglës
- për drejtimin e veglës
- për uljen e veglës me lehtësi kur nuk është në punë
- montoni strukturën mbrojtëse C para përdorimit të
veglës për herë të parë
! mos e përdorni kurrë veglën pa strukturën
mbrojtëse
•
Funksionimi i veglës
! sigurohuni që vegla të jetë e fikur
- montoni fletët e përzierjes D në boshtin rrotullues E si
në ilustrim 9
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- sigurohuni që kontejneri i përzierjes është i vendosur
në mënyrë të sigurt në dysheme
- zhysni helikën e përzierjes në substancën përkatëse
para se ta ndizni veglën, dhe më pas rritni gradualisht
shpejtësinë e përzierjes duke ushtruar më shumë trysni
mbi çelës (në mënyrë që substanca të mos spërkatet
rreth e rrotull dhe që pajisja të mos mbingarkohet)
! fikni veglën vetëm kur fletët e përzierjes të jenë në
kontejnerin e përzierjes
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës q
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni gjithmonë përzierësin dhe pjesët funksionale
pas punës së përzierjes
- pastroni veglën me një copë të thatë dhe të butë (mos
përdorni produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes F 2 rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
! shkëputni spinën para pastrimit
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
86