–
Kontrolloni të gjitha pjesët e makinerisë me
kujdes për të përcaktuar nëse funksionojnë dhe
kryejnë funksionet saktësisht. Në mënyrë të
veçantë, kurrë të mos përdoret makineria nëse
çelësi nuk funksionon normalisht.
–
Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur për të
parandaluar ndezjen e paqëllimshme.
–
Kontrolloni që të gjitha mjetet e mirëmbajtjes, si
çelësa rregullues të jenë hequr.
•
Nëse
kordoni
ushqyes
zëvendësohet nga qendra e autorizuar e shërbimit të
Makita, gjithmonë përdorni pjesë këmbimi origjinale.
•
Kurrë mos e përdorni makinerinë nëse pajisja e
sigurisë, si deflekori mbrojtës ose grumbulluesi i barit
janë dëmtuar ose mungojnë.
•
Kur ndizni motorin:
–
Mbani këmbët larg nga mjetet prerëse.
–
Mos e anoni makinerinë.
–
Mos qëndroni përpara grykës së shkarkimit.
–
Kurrë mos vendosni duart ose pjesë të tjera të
trupit tuaj apo veshje pranë pjesëve lëvizëse.
Siguria ndaj elektricitetit
•
Kontrolloni që fisha lidhëse e makinerisë të futet në
prizë para përdorimit.
•
Kurrë mos e modifikoni prizën bashkuese.
•
Mos e keqpërdorni kordonin. Kurrë mos e përdorni
kordonin për të mbajtur, tërhequr ose hequr makinerinë
nga priza. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, cepat
e mprehtë apo pjesët e lëvizshme. Kordonët e dëmtuar
ose të ngecur rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
•
Kontrolloni rregullisht kabllon zgjatuese për dëmtim të
izolimit. Zëvendësojeni nëse dëmtohet.
•
Nëse
dëmtohet
kablloja
menjëherë nga rrjeti i rrymës elektrike. Kablloja e
dëmtuar mund të krijojë kontakt nga pjesët e zhveshura
dhe goditje elektrike.
•
Kurrë mos përdorni kordon të dëmtuar.
•
Mbajeni kordonin dhe kabllon zgjatuese larg nga mjetet
prerëse dhe rrotat. Mjetet prerëse mund ta dëmtojnë
kabllon dhe të shkaktojnë goditje elektrike.
•
Kur përdorni makinerinë në ambiente të jashtme,
gjithmonë përdorni një çelës stakimi të qarkut (RCD)
me një rrymë funksionale jo më shumë se 30 mA.
•
Përdoreni kabllon zgjatues në ambiente të jashtme
me një bashkues rezistent nga spërkatjet. Seksioni i
kryqëzuar duhet të jetë të paktën 1,5 mm
kablloje deri në 25 m dhe 2,5 mm
m.
•
Makineria duhet të lidhet vetëm me një ushqyes rryme
me tension të barabartë me atë të treguar në pllakëz
dhe mund të përdoret vetëm me ushqyes rryme AC
njëfazor. Ato kanë izolim të dyfishtë në pajtim me
Standardin Evropian dhe, si rrjedhim, mund të përdoren
nga prizat pa tokëzim.
•
Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet që prekin
tokën ose me tokëzim (p.sh. tubacionet, radiatorët,
sobat, frigoriferët).
Përdorimi
•
Të mos përdoret mbi bar të njomë. Kini kujdes të veçantë
kur punoni mbi bar të njomë që të mos rrëshqisni.
•
Të mbahet doreza fort me të dyja duart gjatë përdorimit.
Të mbahet doreza e thatë dhe e pastër për të
parandaluar aksidentet.
•
Mos vraponi. Vetëm ecni gjatë përdorimit.
dëmtohet,
kërkoni
të
bashkuese,
stakojeni
për gjatësi
për kabllo me gjatësi
•
Kushtojini vëmendje të veçantë bazamentit kur punoni
në pjerrësi.
•
Mos punoni drejt lart ose poshtë në pjerrësi. Gjithmonë
punoni në drejtim horizontal.
•
Kini veçanërisht kujdes kur ktheni makinerinë në
pjerrësi.
•
Kurrë mos punoni në pjerrësi të madhe.
•
Kini veçanërisht kujdes kur ktheheni mbrapsht ose kur
tërhiqni makinerinë drejt jush.
•
Mos u zgjatni tepër. Mbani bazament të fortë dhe
balancë gjatë gjithë kohës. Kjo ju jep kontroll më të mirë
të makinerisë në situata të papranueshme.
•
Gjithmonë mbani mend:
–
Mbani këmbët larg nga mjetet prerëse.
–
Mos e anoni makinerinë.
–
Mos qëndroni përpara grykës së shkarkimit.
–
Kurrë mos vendosni duart ose pjesë të tjera të
trupit tuaj apo veshje pranë pjesëve lëvizëse.
•
Mos e sforconi makinerinë. E bën punën më mirë
dhe me më shumë siguri në ritmin e përcaktuar.
Mbingarkesa e shpeshtë mund të shkaktojë dëmtim
ose zjarr në motor.
•
Fikni motorin dhe hiqeni nga priza:
–
Kurdoherë që e lini makinerinë pa mbikëqyrje
–
Para se të pastroni ndonjë bllokim ose ndreqni
ndonjë avari
–
Para se të kontrolloni, pastroni ose punoni në
makineri
–
Para se të bëni rregullime, ndryshoni pjesët
shtesë ose magazinoni
–
Kur makineria godet një send të jashtëm. Prisni
derisa makineria të ftohet. Kontrolloni makinerinë
dhe ndërroni pjesët nëse nevojitet para se të
vazhdoni përdorimin
–
Kurdoherë që makineria fillon të dridhet ose bëjë
zhurma të pazakonta
–
Kur bashkoni ose hiqni grumbulluesin e barit
–
Kur dikush futet në zonën tuaj të punës
–
Kur kaloni mbi sipërfaqe me përbërje të ndryshme
nga bari
–
Kur e transportoni.
•
Ndaloni mjetin prerës:
–
Nëse duhet të anoni makinerinë
–
Kur kaloni mbi sipërfaqe me përbërje të ndryshme
nga bari
–
Ku transportoni makinerinë nga njëra sipërfaqe
pune te tjetra.
•
Kushtojini vëmendje mjeteve prerëse. Ato nuk ndalojnë
menjëherë pas fikjes.
Udhëzimet e mirëmbajtjes
•
Bëni shërbim të makinerisë vetëm nga qendra jonë e
autorizuar e shërbimit, gjithmonë duke përdorur pjesë
këmbimi origjinale. Riparimi i gabuar dhe mirëmbajtja e
pasaktë mund të shkurtojë jetëgjatësinë e përdorimit të
makinerisë dhe rrisë rrezikun për aksidente.
•
Kontrolloni makinerinë në mënyrë të rregullt.
•
Para shërbimit, kontrollimit, rregullimit, magazinimit
ose ndërrimit të një pjese shtesë, ndërmerrni hapat në
vijim:
–
Fikni burimin e rrymës elektrike
–
Stakoni makinerinë nga ushqyesi i rrymës
elektrike
–
Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht
–
Jepini kohë makinerisë për tu ftohur.
1