MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Gjithmonë sigurohuni që makineria të jetë fikur
dhe hequr nga priza para kryerjes së kontrollit ose
mirëmbajtjes.
•
Mbani doreza mbrojtëse para kryerjes së kontrollit ose
mirëmbajtjes.
•
Prerësi nuk ndalon menjëherë pas fikjes. Prisni derisa
të gjitha pjesët të kenë ndaluar para se të kryeni punime
mirëmbajtjeje.
•
Sigurohuni që të gjitha mjetet të jenë hequr pas
punimeve të mirëmbajtjes.
•
Kurrë mos përdorni benzinë, vajguri, alkool ose lëndë
të ngjashme për pastrim. Mund të krijohet çngjyrim,
deformim ose plasaritje. Për të pastruar makinerinë,
përdorni vetëm leckë të njomë dhe një furçë të butë.
•
Mos e pastroni makinerinë me zorrë apo me ujë me
presion.
Kur e transportoni makinerinë, kushtojini vëmendje
pikave vijuese:
•
Fikni motorin, hiqeni nga priza dhe prisni derisa mjeti
prerës të ndalojë.
•
Përshtatni thellësinë e mjetit prerës në lartësinë e
transportimit.
•
Gjithmonë transportojeni makinerinë nga doreza.
•
Shmangni përplasjen e fortë ose dridhjet e forta.
•
Sigurojeni fort makinerinë në rast se e ngarkoni në
automjete.
Ndiqni hapat në vijim pas çdo përdorimi:
•
Fikni motorin, hiqeni nga priza dhe prisni derisa mjeti
prerës të ndalojë.
•
Të pastrohet grumbulluesi i barit. Të ruhet makineria në
një dhomë të thatë.
•
Të kontrollohet, pastrohet dhe ruhet makineria në një
dhomë të thatë.
Të kryhen punimet vijuese rregullisht:
•
Të kontrollohet se të gjitha mjetet shtrënguese si vidhat,
dadot, etj, janë të shtrënguara fort.
•
Të kontrollohet për defekte si pjesë të liruara, të
konsumuara apo të dëmtuara. Të zëvendësohen nëse
nevojitet.
•
Kontrolloni se kapakët dhe mbrojtëse nuk janë të
dëmtuara apo të deformuara.
•
Nëse makineria fillon dridhje të pazakonta gjatë
përdorimit, kjo mund të shkaktohet nga mjeti prerës
i çekuilibruar apo deformuar nga goditja me objekte
të jashtme. Kërkoni që mjeti prerës të riparohet apo
zëvendësohet nga qendra e autorizuar e shërbimit
nëse ndodh kjo gjë.
•
Mjeti prerës është konsumuar gjatë kalimit të kohës.
Kontrolloni rregullisht gjendjen e mjetit prerës dhe
qëndrueshmërinë e tij. Zëvendësojeni nëse është
konsumuar ose çmprehur.
•
Pastroni
dhe
lubrifikoni
magazinimit.
1
të
gjitha
vidhat
para