•
Kontrolloni makinerinë për dëmtime të mundshme:
–
Që të gjitha pajisjet e sigurisë të funksionojnë
përkatësisht në funksionet e synuara
–
Që të gjitha pjesët lëvizëse të funksionojnë
butësisht dhe si duhet
–
Që të gjitha pjesët të mos dëmtohen dhe
instalohen si duhet
–
Kontrolloni mjetin prerës për dëmtime, konsumim
ose çekuilibrim
–
Kontrolloni rregullisht grumbulluesin e barit për
dëmtim ose konsumim
–
Kontrolloni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidhat
të jenë të shtrënguara
–
Zëvendësoni ose riparoni nga qendra jonë e
autorizuar e shërbimit nëse ka pjesë të dëmtuara
ose konsumuara.
•
Mos kryeni punime mirëmbajtjeje ose riparimi të
ndryshme nga ato që përshkruhen në këtë manual
udhëzimi. Të gjitha punimet e tjera duhet të kryhen nga
qendra e autorizuar e shërbimit të Makita.
•
Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe pajisje shtesë
të Makita për llojin e makinerisë tuaj. Në të kundërt
mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim personal të
makinerisë.
•
Të ruhet makineria në një dhomë të thatë. Të mbahet
larg nga fëmijët. Kurrë mos e magazinoni makinerinë
në ambiente të jashtme.
Dridhjet
•
Personat me qarkullim gjaku të dobët që ekspozohen
ndaj dridhjeve të tepërta mund të pësojnë lëndim të
enëve të gjakut ose sistemit nervor. Dridhjet mund të
shkaktojnë simptomat vijuese në gishtat, duart ose
kyçet tona: "Gjendje gjumi" (mpirje), therje, dhimbje,
ndjesi sëmbimi, ndryshim të ngjyrës së lëkurës. Nëse
ndodhin ndonjë nga këto simptoma, vizitohuni nga një
mjek.
•
Për të pakësuar rrezikun e "sëmundjes së gishtave të
bardhë", mbajini duart të ngrohta gjatë përdorimit dhe
mirëmbani pajisjet dhe pjesët shtesë.
PARALAJMËRIM:
•
Kjo makineri prodhon një fushë elektromagnetike
gjatë funksionimit. Rekomandohet që personat me
transplante mjekësore të konsultohen me doktorët e
tyre dhe prodhuesit e transplantit para përdorimit të
kësaj makinerie. Në të kundërt, fusha elektromagnetike
mund të ndikojë transplantet mjekësore dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë.
MONTIMI
KUJDES:
•
Gjithmonë sigurohuni se makineria është fikur dhe
stakuar nga rryma elektrike para se të kryeni punime
në mjet.
Montimi i shufrës së dorezës (Fig. 2, 3, 4)
1) Fusni shufrën e poshtme të dorezës () në mbështetëse
(). Vendosni vrimat e vidhave mbi to dhe shtrëngojini
me vidhë. Kryejeni këtë në të dyja anët.
) Vendosni shufrën e mesme të dorezës () në shufrën
e poshtme të dorezës (). Vendosni vrimat e vidhave
të dorezave dhe shtrëngojini me rrotëz (4), ndarës dhe
bulon. Kryejeni këtë në të dyja anët.
1
) Vendosni shufrën e sipërme të dorezës () në shufrën
e mesme të dorezës (5). Shtrëngoni secilën anë të
shufrës së sipërme me rrotëz (4), ndarës dhe bulon.
4) Shtrëngoni kordonin me kapëse (12) në shufrën e
dorezës.
Montimi i grumbulluesit të barit
KUJDES:
•
Mos e përdorni makinerinë pa grumbulluesin e barit. Në
të kundërt sendet e flakura mund të shkaktojnë lëndim.
•
Për funksione shkarkuese të pasme me rula të
ekspozuar të pasëm, kur përdoret pa grumbullues,
duhen mbajtur syze mbrojtëse të plota.
SHËNIM:
•
Performanca e makinerisë ulet kur grumbulluesi i barit
është plot. Boshatisni grumbulluesin e barit rregullisht
para se të mbushet plot.
Instalimi i grumbulluesit të barit
Tërhiqni
deflektorin
Fusni çengelë në grumbulluesin e barit në brazdat e
makinerisë.
Heqja e grumbulluesit të barit
Tërhiqni deflektorin mbrojtës (10) dhe mbajeni. Hiqni
grumbulluesin e barit duke lëshuar çengelat nga brazdat
e makinerisë.
Lirues i tensionit të kordonit (Fig. 5)
Liruesi i tensionit të kordonit (2) ndihmon në parandalimin
e ngecjes së kordonit në teh ose rrotë.
Bëni një lak të vogël në fund të kordonit të rrymës dhe
kalojeni përmes hapjes së liruesit të tensionit të kordonit
dhe pastaj vareni në çengel.
Gjithmonë kini parasysh pozicionin e kordonit gjatë
përdorimit. Filloni përdorimin nga pika më e afërt me
ushqyesin e rrymës elektrike për të parandaluar prerjen
aksidentale të kordonit. Rekomandohet të mbani kordonin
mbi supin tuaj gjatë përdorimit.
Heqja ose instalimi i mjetit prerës
KUJDES:
•
Mbani doreza mbrojtëse.
•
Kini kujdes të veçantë kur përdorni mjetin prerës. Është
shumë i mprehtë dhe mund të nxehet gjatë përdorimit.
•
Gjithmonë përdorni mjetin prerës sipas nevojës së
punës tuaj.
•
Para përdorimit sigurohuni se dy bulonat, të cilat e
mbajnë mjetin prerës në makineri, të jenë shtrënguar
fort. Mos e përdorni makinerinë nëse ato janë të liruara
ose mungojnë. Nëse janë të dëmtuara, zëvendësojini
menjëherë.
Heqja e mjetit prerës
1) Heqja e grumbulluesit të barit (11).
2) Hiqni dorezën nga makineria.
3) Vendoseni makinerinë kokëposhtë mbi një sipërfaqe
të sheshtë.
4) Lironi dy bulonat (16). Hiqini ato dhe larësin e
sustave.
5) Ngrini pjesën e kushinetës së mjetit prerës (17) dhe
pastaj tërhiqni mjetin prerës (1) nga boshti udhëzues
(1).
mbrojtës
(10)
dhe
mbajeni.