4 Udhëzime sigurie
PARALAJMËRIM
■ Nëse korrësja e barit nuk përdoret për synimin
e përcaktuar, personat mund të lëndohen
rëndë apo dhe të vdesin, si dhe mund të
ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdorni një korrëse bari me një kordon
zgjatues.
► Përdorini korrëset e barit sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi.
4.3
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit e paudhëzuar nuk i kuptojnë dhe
nuk i kanë parasysh rreziqet e korrëses së
barit. Përdoruesi ose persona të tjerë mund të
lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse korrësja e barit i kalohet dikujt tjetër:
Jepini personit tjetër udhëzimet e
përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me korrësen e barit. Nëse
përdoruesi ka kufizime fizike, shqisore
apo mendore, ai mund të punojë vetëm
nën mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve
të një personi përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e korrëses së barit.
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
– Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
0478-121-9805-A
4.4
Veshje dhe pajime
PARALAJMËRIM
■ Gjatë punës mund të hidhen sende me
shpejtësi të lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
► Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
■ Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe korrësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
► Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
► Hiqini shallet dhe varëset.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me
thikën. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza mbrojtëse.
■ Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
■ Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani syze të ngushta mbrojtëse. Syzet e
përshtatshme mbrojtëse testohen sipas
standardit EN 166 ose sipas normave
shtetërore dhe ofrohen në treg me shënimin
përkatës.
► Mbani doreza mbrojtëse.
4.5
Zona e punës dhe rrethina
4.5.1
Korrëse bari
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
Shqip
367