Descargar Imprimir esta página

Philips 4400 Serie Manual Del Usuario página 331

Ocultar thumbs Ver también para 4400 Serie:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 98
Shqip
330
Për një përmbledhje të të gjithë butonave dhe ikonave, referojuni figurës C dhe D. Më poshtë do të gjeni
përshkrimin.
Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të lëvizur në ekran dhe prekni ikonën "OK" për të përzgjedhur ose
konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Të gjitha llojet (Fig. C/D)
C1/D1 Ikonat e pijeve me një
prekje
C2/D2. Menyja me më shumë pije
C3 Butoni i
ndezjes/fikjes
vetëm seria 4000 (Fig. C)
C1 Ikonat e pijeve me një prekje: Espresso (Ekspres), Coffee (Kafe), Americano (Amerikano), Iced Coffee
(Kafe e Ftohtë), Cappuccino (Kapuçino), Latte Macchiato (Makiato me Qumësht)
vetëm seria 5000 (Fig. D)
D1 Ikonat e pijeve me një prekje: Espresso (Ekspres), Coffee (Kafe), Americano (Amerikano), Cappuccino
(Kapuçino), Latte Macchiato (Makiato me Qumësht), Iced Coffee (Kafe e Ftohtë), Iced Latte (Kafe me
Qumësht e Ftohtë)
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen e makinerisë të kafesë plotësisht automatike «Philips»! Për të përfituar plotësisht
nga ndihma që ne ofrojmë, regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Lexoni me kujdes broshurën e veçantë të sigurisë para se të përdorni makinën për herë të parë dhe ruajeni
atë për referencë në të ardhmen.
Për t'ju ndihmuar që të filloni dhe të merrni maksimumin nga makineria juaj, ne ofrojmë ndihmë në disa
mënyra. Në kuti mund të gjeni:
1 Manuali i përdorimit me udhëzime përmes figurave dhe informacione më të detajuara lidhur me
pastrimin dhe mirëmbajtjen.
2 Broshurën e veçantë të sigurisë me udhëzime për përdorimin e makinerisë në mënyrë të sigurt.
3 Për ndihmë online (ky manual përdorimi i zgjeruar, pyetjet më të shpeshta, videot etj.), skanoni kodin QR
në kopertinën e kësaj broshure për të shkarkuar aplikacionin ose vizitoni faqen
www.philips.com/coffee-care.
Për këtë aparat ekspresi ekzistojnë disa versione, të gjitha me karakteristika të ndryshme. Secili version
përmban një numër lloji. Numrin e llojit mund ta gjeni në etiketën e të dhënave në pjesën e brendshme të
derës së shërbimit (shihni Fig. A11).
Kjo makineri është testuar me kafe. Ndonëse është pastruar me kujdes, mund të ketë mbetje kafeje.
Megjithatë, ju garantojmë se makina është absolutisht e re.
Makineria rregullon automatikisht sasinë e kafesë së bluar që përdoret për të bërë kafenë me shijen më të
përsosur. Përgatisni fillimisht 5 kafe për t'i dhënë mundësi makinerisë të përfundojë procedurën e
vetëpërshtatjes.
Sigurohuni që të shpëlani LatteGo (ena e qumështit) përpara përdorimit për herë të parë.
C4. Ikonat e navigimit (lart,
poshtë, pas, ok)
C5. Ekrani
C6. Cilësimet e aparatit
C7. Menyja e pastrimit
C8. Profilet personale
C9. Butoni i ndezjes/fikjes

Publicidad

loading