3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e shpëlarjes
manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë duke zgjedhur vazhdimisht
funksionin e ujit të nxehtë dhe pastaj përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe
të bluar.
Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makineria do të kërkojë sa më parë një tjetër
procedurë pastrimi të çmërsit.
Porositja e aksesorëve
Për ta pastruar makinën nga çmërsi dhe papastërtitë, përdorni vetëm produktet "Philips" për mirëmbajtjen.
Këto produkte mund t'i blini nga shitësi juaj lokal, në qendrat e autorizuara të shërbimit ose në internet në
faqen www.philips.com/parts-and-accessories. Për të gjetur në internet një listë të plotë të pjesëve të
këmbimit, vendosni numrin e modelit të makinës suaj. Numrin e modelit mund ta gjeni në pjesën e
brendshme të derës së servisit.
Produktet e mirëmbajtjes dhe numrat e llojit:
-
Solucion për pastrimin e çmërsit CA6700
-
Filtri i ujit AquaClean CA6903
-
Graso për grupin e përgatitjes HD5061
-
Tableta për heqjen e vajit të kafesë CA6704
Filtrat Brita nuk përputhen me këtë aparat.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Videot udhëzuese dhe
një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.philips.com/coffee-care. Nëse nuk mund
ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e
kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Ikonat paralajmëruese
Ikona
Zgjidhja
paralajmër
uese
Në ekran shfaqet ikona "depozita e ujit është bosh".
-
Depozita e ujit është pothuajse bosh. Mbushni depozitën me ujë të pastër deri në
treguesin e nivelit maksimal .
-
Depozita e ujit nuk është në vend. Vendoseni sërish depozitën e ujit.
Në ekran shfaqet ikona "shtoni kokrra kafeje".
-
Mbusheni enën e kokrrave të kafesë.
Shqip
341