Descargar Imprimir esta página

Philips 4400 Serie Manual Del Usuario página 334

Ocultar thumbs Ver también para 4400 Serie:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 98
6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
-
Kur përgatisni kapuçino, flat white (ekspres me pakëz qumësht të shkumëzuar), latte macchiato
(makiato me qumësht), iced cappuccino (kapuçino e ftohtë) ose iced latte (kafe me qumësht e
ftohtë), aparati nxjerr fillimisht qumështin dhe pastaj kafenë. Kur përgatisni caffè latte (kafe me
qumësht), café au lait, iced caffè latte (kafe me qumësht e ftohtë), ose iced café au lait (café au lait e
ftohtë), aparati nxjerr fillimisht kafenë dhe pastaj qumështin.
-
Për të ndaluar nxjerrjen e qumështit para se makina të ketë nxjerrë sasinë e paracaktuar, shtypni
butonin e ndezjes/fikjes
7 Për të ndaluar nxjerrjen e të gjithë pijes (qumështi dhe kafeja) para se makina të ketë përfunduar, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes
Përgatitja e pijeve të ftohta
Kafeja përgatitet me ujë të ngrohtë. Përgatiteni me kuba akulli për rezultate optimale.
1 Merrni një gotë dhe mbushni dy të tretat me kuba akulli.
2 Vendosni gotën nën grykën për nxjerrjen e kafesë.
3 Prekni ikonën e kafes së ftohtë.
-
Tashmë mund ta përshtatni pijen sipas shijes që preferoni.
Ne rekomandojmë të përdorni forcën e aromës 3.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
5 Për të ndaluar nxjerrjen e kafesë para se makina të përfundojë, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes
6 Për një shije të veçantë kafeje të ftohtë, mbusheni me qumësht të ftohtë.
Dozë shtesë (ExtraShot)
Makina ju ofron mundësinë për të shtuar një dozë shtesë "Ristretto (Kafe të shkurtër)" në kafe dhe në pijet
me qumësht, për shembull nëse dëshironi të pini një kafe më të fortë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën
2 Prekni një prej ikonave të pijeve me një prekje për të zgjedhur një pije ose prekni ikonën "More Drinks
(Më shumë pije)" për të zgjedhur një pije.
3 Përdorni shigjetën lart për të caktuar fuqinë në nivelin më të lartë dhe më pas zgjidhni funksionin
"ExtraShot (Dozë shtesë)".
4 Prekni ikonën "OK" nëse dëshironi të personalizoni cilësimet e tjera. Më pas shtypni ikonën "Start/Stop"
(Ndiz/Fik)
për të nisur përgatitjen e pijes.
5 Për të ndaluar nxjerrjen e të gjithë pijes para se makina të ketë përfunduar, shtypni sërish ikonën
"Start/Stop" (Ndiz/Fik)
Kur zgjidhni funksionin "ExtraShot (Dozë shtesë)", mund të përgatitni vetëm një kafe.
Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht
Mund të zgjidhni të përdorni kafe të bluar paraprakisht në vend të kokrrave, për shembull, nëse preferoni
një lloj tjetër kafeje ose kafe dekafeinato.
1 Hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe hidhni një lugë matëse të niveluar të mbushur
me kafe të bluar paraprakisht në të (Fig. 14). Më pas, mbyllni kapakun.
2 Prekni një prej ikonave të pijeve me një prekje ose prekni ikonën "Më shumë pije" për të zgjedhur një pije
tjetër.
3 Zgjidhni funksionin e kafesë së bluar paraprakisht. Mund ta bëni këtë gjë në 2 mënyra të ndryshme:
.
.
.
.
.
Shqip
333
.

Publicidad

loading