Descargar Imprimir esta página

geberit Pluvia Instrucciones De Montaje página 54

Ocultar thumbs Ver también para Pluvia:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 14
SQ
Udhëzimet themelore të sigurisë
Përdorimi i parashikuar
Ngrohja Geberit Pluvia lejohet të përdoret vetëm me pileta shkarkimi për çati Geberit Pluvia me tub
vrimë shkarkimi ø 56 mm.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet si jo në përputhje me qëllimin e duhur. Geberit nuk merr përsipër
asnjë përgjegjësi për dëmet që rezultojnë për shkak të këtij përdorimi.
Kualifikimi i përdoruesve
Ngrohja Geberit Pluvia lejohet të montohet vetëm nga instalues pajisjesh sanitare ose specialistë
çatie të kualifikuar.
Ngrohja Geberit Pluvia lejohet të lidhet vetëm nga elektricistë të licencuar.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç si dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
sensorike ose mendore ose me mungesë eksperience dhe dijesh, nëse ata mbikëqyren ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që mund të rezultojnë nga kjo
gjë. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk lejohen të
kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje (në përputhje me EN 60335-1
1) Baza për këtë normë është norma ndërkombëtare IEC 60335-2-45. IEC është Komisioni Ndërkombëtar
Elektroteknik.
Kjo IEC 60335-2-45 konsiderohet edhe si bazë për norma të ndryshme kombëtare,
p.sh. AS/NZS 60335.2.45, GOST IEC 60335-2-45, SANS 60335-2-45.
Respektoni udhëzimet dhe instruksionet shtesë
PARALAJMËRIM
Goditje elektrike
Instalimi jo në përputhje me rregullat mund të shkaktojë vdekjen ose lëndime të rënda.
▶ Fikni të gjitha qarqet e rrymës përpara se të aksesoni terminalet.
▶ Instalojeni ngrohjen përmes një automati diferencial 30-mA.
▶ Instalojeni ngrohjen nëpërmjet një pajisjeje shkëputëse me shumë pole me një distancë
hapje kontakti në përputhje me kushtet e kategorisë III të mbitensionit për ndërprerje të
plotë.
▶ Ngrohja duhet të lidhet vetëm nga një elektricist i specializuar.
• Para montimit lexoni udhëzimin dhe ndiqni udhëzimet që gjenden aty.
• Para montimit lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe ndiqni instruksionet që gjenden aty.
• Mbajeni të gatshëm udhëzimin e montimit gjatë montimit për ta lexuar.
• Mos montoni asnjë produkt, i cili tregon mangësi të dukshme.
• Mos e ndryshoni ose modifikoni vetë produktin.
• Gjatë montimit kujdesuni për vend dhe ndriçim të mjaftueshëm.
• Në Gjermani kushtoni vëmendje DIN VDE 0100-100:2009-06.
• Ngrohja Geberit Pluvia është në përputhje me EN 60335-2-83:2002 + A1:2008. Duhet të
garantohet montimi në përputhje me rregullat.
• Hidheni ngrohjen Geberit Pluvia kur kabulli i rrjetit është i dëmtuar.
• Përveç kësaj duhet të respektohen rregulloret specifike të vendit.
54
1)
).
63050398525748107 © 08-2022
965.846.00.0(07)

Publicidad

loading