Descargar Imprimir esta página

Electrolux LRT7ME39X Manual De Uso página 107

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

Frigoriferët e vjetër dhe jashtë përdorimit
• Nëse frigoriferi juaj i vjetër ka një kyç, thyejeni ose hiqni kyçin para se ta hidhni
pajisjen pasi fëmijët mund të bllokohen në të dhe mund të shkaktojnë aksidente.
• Frigoriferët dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë materiale izolimi dhe ftohjeje me
CFC. Për këtë arsye, kujdesuni që të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferin
tuaj të vjetër.
Ju lutemi pyesni autoritetet bashkiake për hedhjen e WEEE për qëllime ripërdorimi, riciklimi
dhe rikuperimi.
Shënime:
• Ju lutemi lexoni me kujdes manualin e udhëzimeve para montimit dhe përdorimit të pajisjes.
Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet e ndodhura për shkak të keqpërdorimit.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet në pajisje dhe në manualin e udhëzimeve dhe mbajeni manualin
në një vend të sigurt për të zgjidhur problemet që mund të ndodhin në të ardhmen.
• Kjo pajisje është prodhuar për përdorim familjar dhe mund të përdoret vetëm në shtëpi
dhe për qëllimet e përcaktuara. Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të
përgjithshëm. Këto lloj përdorimesh do të shkaktojnë anulimin e garancisë së pajisjes dhe
kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për humbjet që mund të ndodhin.
• Kjo pajisje është prodhuar për përdorim familjar dhe është e përshtatshme vetëm për ftohjen/
ruajtjen e ushqimeve. Ajo nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të përgjithshëm
dhe/ose për ruajtjen e substancave, përveç se për ushqime. Kompania jonë nuk është
përgjegjëse për humbjet që mund të ndodhin në rastet e ndryshme.
Paralajmërimet për sigurinë
• Mos përdorni priza me shumë hyrje ose kabllo zgjatues.
• Mos e vini spinën në priza të dëmtuara, të prishura ose të vjetra.
• Mos e tërhiqni, përkulni ose dëmtoni kordonin.
Kjo pajisje është e projektuar për përdorim nga të rriturit, mos lejoni fëmijët që
të luajnë me pajisjen apo të varen mbi derë.
• Mos e vini apo hiqni spinën nga priza me duar të lagura për të parandaluar
goditjen elektrike!
• Mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme në frigorifer, për sigurinë
tuaj. Vendosni pijet me sasi më të madhe alkooli në mënyrë vertikale dhe
duke i mbyllur mirë grykën, në ndarjen e frigoriferit.
• Mos mbuloni trupin ose pjesën e sipërme të frigoriferit me centro. Kjo gjë
ndikon në rendimentin e frigoriferit.
• Fiksoni aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin
e aksesorëve.
AL - 107 -

Publicidad

loading