Descargar Imprimir esta página

Electrolux LRT7ME39X Manual De Uso página 108

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

Montimi dhe përdorimi i frigoriferit
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj, duhet të kini kujdes pikat më poshtë:
• Voltazhi i përdorimit për frigoriferin tuaj është 220-240 V me 50Hz.
• Kordoni elektrik i frigoriferit ka një spinë me tokëzim. Kjo spinë duhet të përdoret me një
prizë me tokëzim që ka një siguresë minimumi 16 amper. Nëse nuk keni një prizë me këto
parametra, ju lutemi realizojeni me ndihmën e një elektricisti të kualifikuar.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend që nuk është i ekspozuar ndaj dritës së diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm nga sobat, furrat me gaz dhe qendrat e nxehtësisë
dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi nuk duhet të përdoret kurrë jashtë ose të lihet në shi.
• Kur frigoriferi vendoset pranë një ngrirësi me ngrirje të thellë, duhet të ketë të
paktën 2 cm hapësirë midis tyre për të parandaluar lagështinë në sipërfaqen
e jashtme.
• Hapësira e sipërme e nevojshme e pajisjes mund të merret nga dimensionet
që gjenden në kapitullin Dimensionet
• Këmbët e përparme përshtatëse duhet të vendosen në një lartësi të përshtatshme për të
lejuar funksionimin e frigoriferit në një mënyrë të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Ju
mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar në drejtim orar (ose në drejtimin e kundërt). Kjo
gjë duhet të bëhet para se të vendosni ushqime në frigorifer.
• Para se të përdorni frigoriferin, fshini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me
një lugë të vogël bikarbonat sode, dhe më pas shpëlajini me ujë të pastër
dhe thajini. Vendosni të gjitha pjesët pasi t'i pastroni.
• Montoni gominën e rregullimit të distancës (pjesa me fletën e zezë prapa)
duke e kthyer 90° si në figurë për të parandaluar që kondensatori të prekë
murin.
•Nëse e vendosni pajisjen mbështetur në mur në një instalim të pavarur, atëherë instaloni
largësorët që të garantoni distancë
maksimale të mundshme.
Para përdorimit të frigoriferit
• Kur e vini në punë për herë të parë ose pas transportit, lëreni frigoriferin drejt
për 3 orë dhe vendoseni në prizë për të lejuar kështu një funksionim më
eficient. Në rast të kundërt mund të dëmtoni kompresorin.
• Frigoriferi mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë, e cila do të largohet kur frigoriferi
fillon të ftohet.
Ndriçim i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga tronditja elektrike.
• Sa u përket dritave të brendshme në këtë produkt dhe pjesët rezervë që shiten
veçmas: Këto llamba synojnë të qëndrojnë në kushte e skajshme fizike te pajisjet
shtëpiake, si temperaturën, vibrime, lagështinë, ose synojnë të sinjalizojnë të dhëna
lidhur me statusin operacional të pajisjes. Ata synojnë të përdoren te pajisjet tjera dhe
nuk janë të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake.
AL - 108 -

Publicidad

loading