-
Tigani ka një shtresë që nuk ngjit. Mos përdorni enë kuzhine metalike
ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen
jongjitëse.
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga fundi i tiganit
pas çdo përdorimi.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen, hiqni spinën nga priza
dhe lëreni pajisjen të ftohet.
Këshillë
-
Hiqeni tiganin që Airfryer të ftohet më shpejt.
2 Hiqeni tepsinë e skuqjes nga tigani.
3 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
4 Pastrojeni tiganin dhe tepsinë e skuqjes në enëlarëse. Gjithashtu mund t'i
pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer
jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit").
Këshillë
-
Nëse në tigan ose në tepsinë e skuqjes ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni
në ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron
mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni
një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla
yndyre në tigan ose tepsinë e skuqjes dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni
me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
-
Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës mund të
hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos përdorni furçë me
tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni rezistencën.
5 Për të parandaluar gërvishtjet, fshijeni lehtë pjesën e jashtme të pajisjes me
një leckë të pa rrudhosur, të pastër dhe të butë. Filloni me një leckë pak të
lagur dhe vazhdoni me një të thatë, nëse është e nevojshme.
6 Pastroni elementin ngrohës me një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje
ushqimore.
253
Shqip