Telekomanda - JVC LT-49VU10J Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 15

Telekomanda

(*) BUTONI IM:
Ky buton mund të kenë një funksion të paracaktuar në varësi
të modelit. Sidoqoftë, mund të caktoni një funksion të veçantë
për këtë buton duke e shtypur për pesë sekonda kur të jeni
në një burim ose kanal të preferuar. Në ekran do të shfaqet
mesazhi i konfirmimit. Tani, BUTONI IM do të jetë i lidhur me
funksionin e zgjedhur.
Kini parasysh se nëse kryeni Instalimin për herë të parë,
BUTONI IM do të kthehet në funksionin e tij të paracaktuar.
Shërbimet e teletekstit
Shtypni butonin Tekst për të hyrë. Shtypeni përsëri për të
aktivizuar modalitetin e përzier, i cili ju lejon të shikoni faqen
e teletekstit dhe transmetimin e televizorit në të njëjtën kohë.
Shtypni edhe një herë për të dalë. Nëse është i disponueshëm
si opsion, paragrafët në faqen e teletekstit do të kodohen me
ngjyra dhe mund t'i zgjidhni duke shtypur butonat me ngjyra.
Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Teleteksti dixhital
Shtypni butonin Text për të parë informacionet e teletekstit
dixhital. Vëreni në funksionim me butonat me ngjyra, butonat
e kursorit dhe butonin OK. Metoda e funksionimit mund të
ndryshojë në varësi të përmbajtjes së teletekstit dixhital.
Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekranin e teletekstit dixhital.
Kur shtypet butoni Text, televizori kthehet në transmetimin
televiziv.
1.
Në gatishmëri: Ndez / fik Televizorin
2.
TV: Shfaq listën e kanaleve / e kalon te burimi i
televizorit
3.
Volumi +/-
4.
Menu: Shfaq menunë e Televizorit
5.
OK: Konfirmon zgjedhjet e përdoruesit, mban
faqen (në modalitetin TXT), shfaq listën e kanaleve
(modaliteti DTV)
6.
Prapa/Kthehu: Kthehet te ekrani i mëparshëm, hap
faqen e indeksit (në modalitetin TXT)
7.
Info: Shfaq informacionet për përmbajtjen në ekran,
shfaq informacionet e fshehura (shfaq - në modalitetin
TXT)
8.
YouTube: Hap aplikacionin e YouTube
9.
Butoni im 2 (*)
10. Gjuha: Ndërron modalitetet e zërit (televizori analog),
shfaq dhe ndryshon gjuhën audio dhe të titrave (për
televizorin dixhital, kur ka)
11. Kthim i shpejtë prapa: Lëviz kuadrin prapa në media
të tilla si filma
12. Regjistro: Regjistron programe (**)
13. Lexo: Fillon leximin e medias së zgjedhur
14. Butonat me ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për
funksionet e butonave me ngjyra
15. Ndalo: Ndalon median që po lexohet
16. Pauzë: Ndërpret median që po lexohet, fillon
regjistrimin me zhvendosje në kohë(**)
17. Avancim i shpejtë: Lëviz kuadrin përpara në media
të tilla si filma
18. Titrat: Aktivizon dhe çaktivizon titrat (kur ka)
19. Ekrani: Ndryshon raportin e aspektit të ekranit
20. Tekst: Shfaq teletekstin (kur ka), shtypeni përsëri për
të mbivendosur teletekstin mbi një figurë normale në
transmetim (e përzier)
21. Kërkimi i medias: Hap ekranin e shfletimit të medias
22. EPG (Guida elektronike e programeve): Shfaq
guidën elektronike të programeve
23. Dil: Mbyll dhe del nga menutë e shfaqura ose kthehet
te ekrani i mëparshëm
24. Butonat e drejtimit: Ndihmon për lundrimin në meny,
në përmbajtje, etj. dhe shfaq nënfaqet në modalitetin
TXT kur shtypni Djathtas ose Majtas
25. Menuja e Shpejtë: Shfaq një listë menush për
përdorim të shpejtë
26. Internetit: Hap faqen e portalit ku mund të shkoni në
aplikacione të ndryshme të bazuara në ueb
27. Programi + / -
28. Bllokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e
televizorit
29. Ndërro: Kalon me shpejtësi mes kanaleve të
mëparshme dhe pasardhëse ose mes burimeve
30. Butonat numerikë: Ndërron kanalin, fut një numër
ose një shkronjë në kutinë e tekstit në ekran.
31. Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të
transmetimit dhe të përmbajtjes
32. Netflix: Lëshon aplikacionin e Netflix, nëse kjo veçori
mbështetet nga televizori juaj
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Shënimi në fund të faqes:
Butonat i kuq, jeshil, blu dhe i verdhë kanë shumë funksione;
ndiqni kërkesat në ekran dhe udhëzimet për seksionin.
Shqip - 8 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido