Wireless Display - JVC LT-49VU10J Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 15
për të përdorur materialet në pajisjen tuaj. Për
këtë, pajisja celulare duhet të ketë një softuer të
përshtatshëm për ndarjen.
• Lidhuni me ruterin sipas hapave të paraqitur më
sipër në rubrikën e Lidhjes me Valë.
• Më pas lidhni pajisjen celulare me ruterin dhe
aktivizoni softuerin e ndarjes në pajisjen tuaj
celulare. Më pas zgjidhni skedarët që dëshironi të
ndani me televizorin.
• Nëse lidhja është realizuar si duhet, duhet të arrini
të hyni në skedarët e ndarë nga telefoni celular me
anë të Shfletuesit të medias në televizor.
• Hyni në menunë Shfletuesi i medias dhe do të
shfaqet OSD-ja e zgjedhjes së pajisjes së rileximit.
Zgjidhni pajisjen tuaj celulare dhe shtypni butonin
OK për të vazhduar.
• Nëse ka, mund të shkarkoni një aplikacion kontrolli
virtual në largësi nga serveri i ofruesit të aplikacionit
për pajisjen celulare.
Shënim: Kjo karakteristikë mund të mos mbështetet në
të gjitha pajisjet celulare.
Wake ON
Wake-on-LAN (WoL) and Wake-on-Wireless LAN
(WoWLAN) janë standarde që lejojnë që një pajisje
të aktivizohet ose të zgjohet nga një mesazh i
rrjetit. Mesazhi dërgohet te pajisja nga një program
i ekzekutuar në një pajisje në largësi e lidhur me
të njëjtin rrjet të zonës lokale, si p.sh. një telefon
smartfon.
Televizori juaj është në përputhje me standardet WoL
dhe WoWLAN. Për të aktivizuar këtë veçori, caktoni
opsionin Wake On në menynë Parametrat e rrjetit/
internetit si Aktiv. Është e nevojshme që pajisja nga e
cila do të dërgohet mesazhi i rrjetit te televizori si dhe
televizori të jenë në të njëjtin rrjet. Veçoria Wake On
(Zgjimi në) mbështetet vetëm për pajisjet Android OS
dhe mund të përdoret vetëm nëpërmjet aplikacioneve
YouTube dhe Netflix
Për të përdorur këtë veçori, televizori dhe pajisja në
largësi duhet të lidhen të paktën një herë kur televizori
është i ndezur. Nëse televizori është i fikur, lidhja duhet
të rivendoset herën tjetër kur të ndizet ai. Në rast të
kundërt, kjo veçori nuk do të jetë e disponueshme.
Kjo nuk zbatohet kur televizori kalon në modalitetin
e gatishmërisë.

Wireless Display

Shfaqja pa tel është një standard për transmetimin
përmbajtjeve të videove dhe të zërit nga Wi-Fi
Alliance. Kjo veçori siguron mundësinë për ta përdorur
televizorin si pajisje për shfaqjen pa tela.
Përdorimi me pajisjet celulare
Ka standarde të ndryshme që bëjnë të mundur ndarjen
e ekraneve, përfshirë përmbajtjet grafike, të videove
dhe të zërit, midis pajisjes suaj celulare dhe televizorit.
Në fillim futni njësinë USB të lidhjes pa tel te televizori,
nëse televizori nuk e ka veçorinë WiFi të integruar.
Më pas shtypni butonin Burimi në telekomandë dhe
kaloni te burimi i Shfaqja pa tel.
Do të shfaqet një ekran që cilëson se televizori është
gati për lidhjen.
Hapni aplikacionin e ndarjes në pajisjen tuaj celulare.
Këto aplikacione kanë emra të ndryshëm për secilën
markë, ju lutemi referojuni manualit të udhëzimeve të
pajisjes celulare për informacione të detajuara.
Skanoni për pajisje. Pasi ta zgjidhni televizorin dhe ta
lidhni, ekrani i pajisjes suaj do të shfaqet në televizor.
Shënim: Kjo veçori mund të përdoret vetëm nëse pajisja juaj
celulare e mbështet këtë veçori. Proceset e skanimit dhe
të lidhjes ndryshojnë sipas programit që përdorni. Pajisjet
celulare me Android duhet të kenë versionin V4.2.2 dhe më
të lartë të softuerit.
Lidhja e pajisjeve të tjera pa tel(**)
Televizori juaj mbështet po ashtu teknologjinë e lidhjes
pa tel në rreze të shkurtër. Para se t'i përdorni këto lloj
pajisje pa tel me aparatin e televizorit, duhet të kryeni
një çiftim. Duhet të veproni si më poshtë për ta çiftuar
pajisjen tuaj me televizorin:
• Vendoseni pajisjen në modalitetin e çiftimit
• Nisni zbulimin e pajisjes në televizor
Shënim: Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes pa tel për
të mësuar si ta vendosni pajisjen në modalitetin e çiftimit.
Për pajisjet audio duhet të përdorni opsionin
Lidhja e audios në menynë Sistemi>Tingulli, për
telekomandat opsionin Telekomanda inteligjente në
menynë Sistemi>Parametrat>Më shumë. Zgjidhni
opsionin e menusë dhe shtypni butonin OK për të
hapur menunë përkatëse. Me anë të kësaj menuje
mund të zbuloni dhe të lidhni pajisjet që përdorin të
njëjtën teknologji pa tel dhe të filloni t'i përdorni ato.
Ndiqni udhëzimet në ekran.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Shqip - 12 -

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido