Skil F0150721 Serie Manual Original página 37

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 15
• Mos e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo me
sandale të hapura
• Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja
dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe
të hidhen nga mekanizmi i prerjes
• Sigurohuni gjithmonë që mekanizmi i prerjes të jetë në
gjendje të mirë pune (pjesët e konsumuara ose të
dëmtuara janë zëvendësuar)
• Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat janë të
shtrënguara për të qenë të sigurt që kositësja është në
kushte të sigurta pune
• Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose me
një dritë të përshtatshme artificiale
• Mos kositni kurrë shumë afër personave (veçanërisht
fëmijëve) dhe kafshëve
• Mbajini gjithmonë duart dhe këmbët larg nga pjesët
rrotulluese
• Përdoreni kositësen vetëm me shpejtësinë e ecjes (mos
vraponi)
• Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos
kositni në pjerrësi shumë të madhe
• Kini shumë kujdes kur lëvizni mbrapsht ose kur e tërhiqni
kositësen drejt vetes
• Mos e lini kurrë kositësen të pamonitoruar
• Mos i lini kurrë fëmijët apo personat e tjerë që nuk janë të
familjarizuar me udhëzimet e përdorimit që të përdorin
këtë produkt
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin 5
- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet
me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për
montimin e kositëses manuale
! shtrëngoni mirë të gjitha vidat dhe dadot
• Rregullimi i lartësisë së prerjes (12-44 mm) 6
! mbani doreza mbrojtëse
- vendoseni kositësen mbi një sipërfaqe të fortë dhe të
rrafshët
- lironi të dyja dadot e krahut B
- ngrini pjesën në qendër në lartësinë e duhur të prerjes
- rregulloni lartësinë e prerjes në mënyrë që thika e
poshtme C të mos ketë kontakt me tokën në rast se ka
zona jo të rrafshëta në sipërfaqen e kopshtit
- shtrëngoni të dyja dadot e krahut B
! sigurohuni që dadot e krahut B janë të rregulluara
në të njëjtën lartësi në të dyja anët
• Udhëzimet për përdorimin
- mbajeni kositësen me të dyja duart
- vendoseni kositësen në anë të kopshtit dhe kositni në
drejtimin përpara
- kthehuni në fund të çdo radhe duke u mbivendosur
pak mbi rripin e prerjes së mëparshme
- përdoreni kositësen vetëm në bar të thatë
- mbajeni kositësen larg nga objektet dhe bimët e forta
- për kositjen e barit të gjatë, në fillim vendoseni
mekanizmin e prerjes në lartësinë maksimale të
prerjes dhe më pas në një lartësi më të ulët të prerjes
- rregulloni thikën e poshtme C kur bari nuk është i prerë
mirë dhe njëtrajtësisht
• Rregullimi i thikës së poshtme 7
! parandaloni kapjen e gishtave mes thikave
prerëse në lëvizje si dhe pjesëve fikse të
kositëses
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni përmbys kositësen
- rregulloni thikën e poshtme C në pozicionin e duhur
duke liruar/shtrënguar të dyja vidat rregulluese D
- rregullimi i kryer është i saktë nëse një copë letër e
futur mes thikave të prerjes E dhe thikës së poshtme C
pritet mirë si me gërshërë (për të bërë këtë gjë me
kujdes, rrotulloni cilindrin e thikës me dorë)
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Pastrojeni kositësen pas çdo përdorimi me një furçë dore
dhe një copë të butë
! mos përdorni ujë (veçanërisht jo spërkatje me
presion të lartë)
- hiqni prerjet e forta të barit në zonën e thikës me anë
të një pajisje druri ose plastike
• Lubrifikoni rregullisht thikat e prerjes për të shmangur
oksidimin
• Kontrolloni rregullisht për lirimin ose dëmtimin e thikave
të prerjes, si dhe për konsumimin ose dëmtimin e
pjesëve
• Kositësja është e pajisur me thika prerëse me mprehje
automatike
! kini parasysh se funksioni i mprehjes automatike
nuk punon kur thika e poshtme C nuk është
rregulluar si duhet (shikoni 7)
• Kur të jetë e nevojshme, çojeni kositësen te shitësi
përkatës për të mprehur mekanizmin e prerjes
• Magazinojeni kositësen në ambiente të mbyllura në një
vend të thatë
• Mos vendosni objekte të tjera mbi kositëse kur e
vendosni atë në magazinë
• Nëse pajisja ka defekt, pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i pajisjes
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Hidhni produktin dhe paketimin e tij duke i ndarë për
riciklim të përshtatshëm për mjedisin (pjesët plastike janë
të etiketuara për riciklim të kategorizuar)
- simboli 4 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
37

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0721

Tabla de contenido