Vënia Në Punë - Rehau RE.GUARD Indicaciones De Seguridad

Tabla de contenido

Publicidad

Lidhja me energjinë
Rrezik për jetën nga goditja elektrike
Gjatë instalimit, mund të ndodhë që të dalë ujë,
çka mund të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje
elektrike.
Spina dhe pajisjet elektrike duhet të vendosen fare
pranë ose poshtë njësisë së kontrollit të ujit RE.GUARD.
Për transformimin e rrymës alternative nga 110
deri në 230 V, pajisja pajisjet me një ushqyes të
përshtatshëm. Vetëm ky ushqyes mund të përdoret për
lidhjen e njësisë së kontrollit të ujit RE.GUARD.
Në rast defekti të ushqyesit, keni në dispozicion një
pjesë këmbimi që mund të blihet veçmas.
Vetë njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD punon me një
tension të ulët sigurie prej 12 V rrymë të vazhduar.
REHAU ju rekomandon ta siguroni njësinë e
kontrollit të ujit RE.GUARD në një qark me
mbrojtje nga tensioni i lartë, në të cilin është lidhur
p.sh. edhe një konsumator energjie me përdorim të
shpeshtë (p.sh. dritë). Si rrjedhojë, gjatë shkëputjes së
mbrojtjes së qarkut elektrik mund të identifikohet më
shpejt problemi në rrjetin elektrik për njësinë e kontrollit
të ujit RE.GUARD.
Për një lidhje të sigurt me energjinë nevojitet një spinë për
llojin C të spinave evropiane.
Gjatësia totale e kabllit të rrjetit deri tek RE.GUARD është rreth
1,25 m dhe nuk mund as të zgjatet e as të shkurtohet.
Shmangni tensione mekanike në këtë kabëll.
Për të rritur sigurinë e identifikimit të rrjedhjeve, REHAU ju
rekomandon të vendosni bateritë e emergjencës.
Vënia në punë
Pas montimit të njësisë së kontrollit të ujit RE.GUARD dhe
futjes së spinës së rrjetit, pajisja kryen një test automatik dhe
pas disa sekondash është gati për punë. Nga ky moment e
tutje është shtuar një funksion mbrojtës kundër rrjedhjeve nga
tubat e çarë, por vetëm brenda cilësimeve të paravendosura
nga fabrika.
REHAU rekomandon që të ndiqni hapat e
përshkruar në dokumentacionin teknik të
„Njësia e kontrollit të ujit RE.GUARD", kapitulli
„4 Komandimi", veçanërisht për komandimin përmes
aplikacionit celular, si dhe të përshtatni gjithë cilësimet
sipas objektit specifik. Vetëm në këtë mënyrë mund të
garantohet mbrojtja më e mirë e mundshme nga dëmet
e ujit.
AL
59

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

410600

Tabla de contenido