Instalimi I Panelit Përpara; Lidhja E Tubave; Hyrja E Ajrit Të Freskët; Lidhja E Kabllove - Vaillant VA 1-035 KN Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

INSTALIMI
- Ndizeni njësinë e kondicionerit në modalitetin e ftohjes
"COOLING". Dëgjoni se si punon pompa e shkarkimit.
Kontrolloni që uji të shkarkohet si duhet (një vonesë
me 1 minutë para se uji të fillojë të shkarkohet është e
pranueshme, në varësi të gjatësisë së tubit të shkarkimit)
dhe kontrolloni që të mos ketë rrjedhje në pjesët e lidhjes.
PARALAJMËRIM!:
a
Në rast se zbuloni një defekt, rregullojeni atë
menjëherë.
- Fikeni njësinë e kondicionerit për tre minuta dhe kontrolloni
që çdo gjë të punojë si duhet. Nëse tubi i shkarkimit nuk
është pozicionuar si duhet, uji mund të kthehet prapa, duke
shkaktuar vezullimin e dritës së alarmit (për modelin me
ngrohje/ftohje dhe për modelin vetëm me ftohje) dhe mund të
ketë edhe rrjedhje nga kolektori i kondensimit.
- Kontrolloni që pompa e shkarkimit të fillojë menjëherë punën
kur të dëgjoni alarmin e nivelit të lartë të ujit. Nëse niveli i
ujit nuk mund të ulet nën nivelin maksimal të ujit, njësia e
kondicionerit do të ndalojë punën. Ndizeni përsëri deri sa të
ndalojë punën dhe shkarkoni të gjithë ujin.
- Fikeni njësinë dhe shkarkoni ujin.
• Gjatë veprimeve të mirëmbajtjes përdoret tapa e shkarkimit
për të boshatisur tavën e ujit. Sigurohuni që ajo të jetë e
vendosur mirë, për të parandaluar rrjedhjet.
4.5
Instalimi i panelit përpara
• Nëse kapaku nuk instalohet si duhet, mund të ketë rrjedhje
të padëshiruara të ujit të kondensimit nga pjesa e brendshme
e kasetës dhe ekrani mund të tregojë praninë e defekteve.
• Sigurohuni që njësia e brendshme të jetë e instaluar në
pozicionin e duhur. Njësia duhet të montohet horizontalisht
dhe në nivel me sipërfaqen e tavanit të përfunduar.
• Kontrolloni madhësinë e vrimës në tavan. Kur vendoset
paneli përpara, vrima nuk duhet të jetë e dukshme.
• Kur vendosni panelin përpara, tregoni kujdes që motori i
lëvizjes së ajrit të mos ndodhet nën tubat e ftohjes.
• Në fillim futni paraprakisht vidhat për panelin përpara që
paneli të mund të nivelohet.
• Kur paneli të jetë në nivel, shtrëngoni mirë këto vidha.
• Lidhni kabllot e motorit sinkronizues dhe kabllot e sinjaleve.
• Testoni që njësia punon si duhet.
• Nëse nuk ka përgjigje në telekomandë, kontrolloni lidhjen.
Shkëputni lidhjen elektrike për njësinë për 10 sekonda dhe
më pas përsëritni testin.
- 12 -
4.6

Lidhja e tubave

• Kur lidhni tubat e ujit, sigurohuni që mund t'i arrini çelësat në
pajisjet në njësinë e brendshme.
• Hiqni izolimin nga bashkuesit e ndriçimit në njësinë e
brendshme.
• Pritini tubat duke lënë një gjatësi të mjaftueshme për lidhjen
e tyre me elementet e lidhjes në njësinë e jashtme.
• Përkulini me kujdes tubat e lidhjes në njësi në drejtimin e
dëshiruar të lidhjes (Paralajmërim: Mos e përkulni shumë
tubin sa të formohet një palosje!)
• Mos harroni ta futni tubin në dado para se ta pritni tubin.
• Priteni tubin pas instalimit.
• Lidhni tubat e ujit dhe tubin e ujit të kondensimit te lidhjet
përkatëse në instalim.
• Izoloni si duhet tubat e ujit. Mbuloni çdo prerje me izolant ose
izoloni tubat e ftohjes me një material izolues që përdoret
zakonisht në instalimet e ftohjes.
• Tregoni kujdes që çdo tub në instalim të jetë i izoluar si
duhet.
4.7
Hyrja e ajrit të freskët
Për modelet që kanë një hyrje të ajrit të freskët, duhet të kini
parasysh pikat e mëposhtme:
• Vrima anësore lejon instalimin e tubave për hyrjen e ajrit nga
jashtë.
• Pritni dhe nxirrni materialin kundër kondensimit.
• Lidhni fllanxhat dhe tubat te njësia kryesore. Përcjellësit
mund të jenë prej poliestre elastike me një përforcim të
brendshëm ose me alumin të valëzuar (me diametër 4") me
një shtresë të jashtme materiali kundër kondensimit (fibra
xhami me trashësi 12-25 mm).
5

Lidhja e kabllove

RREZIK!:
e
Kondicioneri duhet të ketë një furnizim të veçantë me
energji elektrike me voltazhin përkatës nominal.
Lidhjet elektrike duhet të realizohen nga një teknik i
kualifikuar sipas skemave elektrike.
Qarku elektrik duhet të përfshijë një automat omnipolar
me një distancë kontakti të paktën 3 mm.
Tregoni kujdes për të lokalizuar si duhet kabllot
elektrike dhe kabllot e sinjalit për të shmangur
kryqëzimin e tyre.
Kontrolloni me kujdes të gjitha lidhjet para se ta ndizni
njësinë.
aroVAIR · VA 1-KN Manuali i instalimit - 11/16 - Vaillant 0020249957_00

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Va 1-050 knVa 1-100 kn

Tabla de contenido