Gardena ErgoJet 3000 Instrucciones De Empleo página 4

Ocultar thumbs Ver también para ErgoJet 3000:
Tabla de contenido

Publicidad

b) Shmangni kontaktin me trup me sipërfaqet
e tokëzuara, si tubat, radiatorët, ekspono-
metrat dhe frigoriferët. Ka rrezik të madh
goditjesh elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mos i ekspozoni veglat me korrent në shi
ose në kushte moti të lagësht.
Nëse në një vegël me korrent hyn ujë, rritet
rreziku i një goditjeje elektrike.
d) Mos e keqpërdorni kabllon. Mos e përdorni
asnjëherë kabllon për të mbajtur, tërhequr ose
për të hequr nga priza veglën elektrike. Mbajeni
kabllon larg nxehtësisë, vajit, qosheve të
mprehta ose pjesëve të lëvizshme. Para përdo-
rimit, kontrolloni nëse kablli është i dëmtuar.
Zëvendësoni kabllin nëse ka shenja dëmtimi
ose konsumimi. Mos e përdorni produktin nëse
kablli është i dëmtuar ose i konsumuar.
Shkëputeni menjëherë nga korrenti nëse kablli
i ushqimit është i prerë, ose nëse izoluesi është
dëmtuar. Mos e prekni kabllin elektrik derisa ta
keni shkëputur spinën nga priza. Mos riparoni
një kabëll të prerë ose të dëmtuar. Zëvendë-
soheni atë me një të re. Kabllot e dëmtuar ose
të ngatërruar rrisin rrezikun e goditjeve elektrike.
e) Kablli elektrik duhet të zhvillet. Kabllot
e ngatërruar mund të mbinxehen dhe të
reduktojnë efikasitetin e produktit.
Zhvilleni gjithmonë kabllin me kujdes, duke
shmangur përdredhjet.
f) Kur përdorni një vegël me korrent në mjedise
të jashtme, përdorni një kabëll zgjatues të
përshtatshëm për përdorimin në hapësirë, të
pajisur me një bashkuese sipas IEC 60320-2-3.
Përdorimi i një kablli të përshtatshëm për
mjediset e jashtme redukton goditjet elektrike.
g) Nëse është e pamundur të shmangni vëni-
en në punë të një vegle me korrent në një
vend të njomë, përdorni një spinë të mbrojtur
me një mekanizëm të korrentit të mbetur
(RCD), me një rrymë korrenti jo më shumë se
30 mA. Edhe me një RCD të instaluar, nuk
mund të garantohet siguri 100 % dhe herë pas
here duhet të kryhen kontrolle sigurie.
Kontrolloni RCD tuaj sa herë që përdorni
produktin. Përdorimi i një çelësi RCD redukton
goditjet elektrike.
3) Siguria personale
a) Qëndroni vigjilentë, shihni mirë se ç'po
bëni dhe bëhuni praktikë kur përdorni një
vegël me korrent. Mos përdorni një vegël me
korrent kur jeni të lodhur ose nën ndikimin
e qetësuesve, alkoolit ose ilaçeve.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të
veglave me korrent mund të shkaktojë plagosje
të rënda të personit.
b) Përdorni pajime personale mbrojtëse.
Vishni gjithmonë syze dhe kufje mbrojtëse.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri, është
i këshillueshëm përdorimi i një maske fytyre.
306
Pajimet mbrojtëse si syzet mbrojtëse, kufjet mbroj-
tëse, maska kundër pluhurit, këpucët kundër rrësh-
qitjes ose kaska të forta të përdorura në kushte të
përshtatshme reduktojnë plagosje të personit.
c) Parandaloni ndezje të pavullnetshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin off
para se ta lidhni në korrent, ta ngrini ose ta
mbani pajisjen në dorë. Mbajtja e veglës me
gishtin tek çelësi ose e veglave me energji elekt-
rike me çelësin të ndezur, shkakton aksidente.
d) Mos e mbingarkoni. Mbani qëndrim dhe
ekuilibër të mirë gjithë kohën. Në pjerrësi,
sigurohuni se ku ecni dhe vishni këpucë të
parrëshqitshme. Mos ecni mbrapsht ndërsa
përdorni produktin. Ecni, mos vraponi asn-
jëherë. Mos përdorni shkallë ndërsa përdorni
produktin. Kjo mundëson një kontroll më të mirë
të veglës me korrent në situata të papritura.
e) Vishuni siç duhet. Vishni gjithmonë veshje,
dorashka dhe këpucë të forta të përshtatshme.
Mos vishni rroba të lirshme ose bizhuteri.
Mbani larg pjesëve të lëvizshme flokët, rrobat
dhe dorashkat.
Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë
mund të ngecin në pjesët e lëvizshme.
4) Përdorimi dhe kujdesi i veglave me korrent
a) Përdoreni produktin vetëm në mënyrën
dhe për funksionet e përshkruara në këtë
manual. Vendoseni gjithmonë kabllin në
pjesën e pasme larg produktit. Mos e sforconi
veglën me korrent. Përdorni veglën e duhur
me korrent për punën që do të kryeni.
Vegla e duhur me korrent do ta kryejë punën
më mirë dhe në mënyrë më të sigurt siç është
projektuar të bëjë.
b) Para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që
produkti juaj është në kushte të sigurta pune.
Mos e përdorni veglën me korrent nëse çelësi
nuk ndizet e fiket. Mësoni si ta ndaloni pro-
duktin shpejt në rast urgjencash. Çdo vegël
me korrent që nuk mund të komandohet me anën
e çelësit është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Helika vazhdon të rrotullohet edhe pasi
produkti juaj është fikur.
Motori duhet të ndalojë dhe helikat nuk duhet
të rrotullohen më, për të shmangur plagosje
të rënda nga helikat që rrotullohen.
d) Hiqni spinën nga priza elektrike:
– përpara se të hiqni ose të zëvendësoni plotë-
sisht qeskën e mbetjeve;
– përpara se ta lini produktin të pambikëqyrur
për një periudhë kohe;
– përpara se të pastroni bllokimet;
– përpara se të kontrolloni, të pastroni ose të
punoni në pajisje;
– nëse produkti fillon të vibrojë në mënyrë
anormale. Kontrollojeni menjëherë.
Vibrimi i tepërt mund të shkaktojë plagosje.
– përpara se t'ia kaloni një personi tjetër.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Ergojet 2500Ej3000Ej250093329334

Tabla de contenido