6.
Mbyllni gjithë valvulat e manometrit dhe hiqni shishen e
nitrogjenit.
7.
Reduktoni presionin e sistemit duke hapur ngadalë
rubinetin bllokues të manometrit.
8.
Nëse vini re rrjedhje, riparojini ato dhe kryeni sërish një
kontroll.
Udhëzim
Në përputhje me direktivën 517/2014/EC,
qarku i lëndës ftohëse duhet t'i nënshtrohet
një kontrolli periodik të hermeticitetit. Merrni
gjithë masat e nevojshme për kryerjen e
saktë të këtyre kontrolleve dhe dokumentoni
rezultatet sipas rregullave, në bllokun e
mirëmbajtjes së impiantit. Për kontrollin e
hermeticitetit, janë të vlefshëm intervalet e
mëposhtme:
Sistemet me më pak se 7,41 kg lëndë
ftohëse => në këtë rast nuk janë të
nevojshëm kontrolle periodike.
Sistemet me 7,41 kg ose më shumë lëndë
ftohëse => së paku një herë në vit.
Sistemet me 74,07 kg ose më shumë lëndë
ftohëse => së paku një herë në gjashtë muaj.
Sistemet me 740,74 kg ose më shumë lëndë
ftohëse => së paku një herë në tre muaj.
9.2
Formimi i vakuumit në impiant
5
4
3
2
1
1.
Vendosni një manometër (6) në valvulin me tre-dalje (3)
të tubit të gazit.
2.
Lidhni një pompë vakuumi (7) në anën e presionit të
ulët të manometrit.
3.
Sigurohuni që rubinetët bllokues të manometrit janë
mbyllur.
4.
Ndizni pompën e vakuumit dhe hapni rubinetin bllokues
të manometrit, valvulin "Low" të manometrit dhe
rubinetin e gazit.
5.
Sigurohuni që valvuli "High"fundi të jetë i mbyllur.
6.
Lëreni pompën me vakuum të punojë për të paktën 30
minuta (në varësi të përmasave të impiantit), në mënyrë
që të kryhet boshatisja.
7.
Kontrolloni gjilpërën treguese të manometrit të presionit
të ulët, i cili duhet të tregojë -0,1 MPa (-76 cmHg).
0020250592_03 climaVAIR plus/exclusive Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
6
7
10
9
8.
Mbyllni valvulin "Low" të manometrit dhe valvulin e
vakuumit.
9.
Kontrolloni gjilpërën treguese të manometrit pas rreth
10-15 minutash: në këtë mënyrë presioni nuk duhet
të rritet. Nëse presioni rritet, në sistem mund të ketë
rrjedhje. Përsëriteni procesin e përshkruar në paragrafin
Kontrolli i rrjedhjeve (→ Faqe 272).
Udhëzim
Mos vazhdoni në hapin tjetër të procesit,
nëse në impiant nuk është formuar vakuumi i
rregullt.
10. Sigurohuni që rubineti bllokues i manometrit të jetë i
mbyllur.
9.3
Vënia në punë
2
1
1.
Hapni valvulin me tre dalje (2) duke rrotulluar çelësin
hekzagonal (1) me 90º në drejtim kundër-orar dhe
mbylleni atë pas 6 sekondash. Në këtë mënyrë, impianti
mbushet me lëndë ftohëse.
2.
Kontrolloni impiantin sërish nëse ka rrjedhje.
–
Nëse ka rrjedhje, vazhdoni punën.
3.
Hiqni instrumentin matës të kombinuar me tubat lidhës
të çelësit të shërbimit.
4.
Hapni valvulin me dy dhe tre dalje (2) duke rrotulluar
çelësin hekzagonal(1) në drejtim kundër-orar, derisa të
dëgjoni një kërcitje të lehtë.
Vënia në punë 9
273