Descargar Imprimir esta página

Gardena AccuCut Li Instrucciones De Empleo página 3

Tijeras cortacésped / tijeras recortasetos
Ocultar thumbs Ver también para AccuCut Li:

Publicidad

c) Mbani parasysh, që përdoruesi mban
përgjegjësi për aksidentet e mundshme dhe
dëmin e shkaktuar karshi personave të tretë
ose pasurisë së tyre.
2) Përdorimi
a) Përpara përdorimit kontrolloni kabllon si dhe
zgjatimet nëse kanë shenja defekti ose janë
vjetruar. Në rast se kablloja dëmtohet gjatë për-
dorimit, hiqeni nga priza menjëherë.
MOS E PREKNI KABLLON PËRPRA SE TA
KENI SHKËPUTUR NGA PRIZA.
Mos e përdorini pajisjen , në rast se kablloja
është me defekt ose e amortizuar.
b) Përpara përdorimit të pajisjes kontrolloni me
shikim nëse ka dëmtime, nëse mungojnë pjesë,
ose pjesët mbrojtëse apo mbuluese janë
montuar gabim.
c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se ka
persona të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë
shtëpiake në afërsi.
3) Vënia në punë
a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg
pjesës prerëse.
b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë
të sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni
pajisjen.
c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushte
e motit janë të papërshtatshme, veçanërisht
kur ka rrufe.
d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur
ndriçimi artificial është optimal.
e) Mos e përdorni asnjëherë pajisjen në rast se
pjesët mbuluese dhe mbrojtëse janë me defekt
ose kur ato mungojnë .
f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur
i keni duart dhe këmbët larg pjesës prerëse
të pajisjes.
g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elek-
trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë
të shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen
bllokuese si dhe baterinë)
– gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni
nën vëzhgim;
– përpara heqjes së një bllokimi;
– përpara kontrollit, pastrimit ose përpunimit të
pajisjes;
– mbas kontaktit me një trup të huaj;
– gjithnjë kur pajisja fillin dhe të dridhet në
mënyrë të pazakonshme.
h) Kujdes, rrezikoni të shkaktoni prerje në duar
dhe në këmbë.
248
i) Siguroni gjithnjë, që hyrjet e ajrit të mbahen të
lira nga ndikimi i trupave të huaj.
4) Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Pajisja të mbahet e shkëputur nga rryma elek-
trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të
shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen
bllokuese si dhe baterinë) përpara se të fillojnë
punimet për mirëmbajtjen apo pastrimin
e pajisjes.
b) përdorni pjesë këmbimi dhe përdorimi që ju
janë këshilluar vetëm nga prodhuesi.
c) Pajisja duhet kontrolluar vazhdimisht dhe duhet
mirëmbajtur. Kryeji ndreqjet e saj vetëm në një
punishte e cila është e autorizuar me kontratë.
d) Në qoftë se pajisja nuk është në përdorim,
mbajeni të magazinuar larg fëmijëve.
Paralajmërime të përgjithshme sigurie për
gërshërët e shkurreve:
PARALAJMËRIM! Të lexohen të gjithë
udhëzimet e sigurisë si dhe udhëzimet
e tjera. Po qe se nuk zbatohen
paralajmërimet dhe udhëzimet me sa vijon,
ekziston rreziku për goditje elektrike, rreziku
për zjarr dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë
si dhe udhëzimet e tjera që kanë të bëjnë me
përdorimin e aletit. Fjala "vegël / alet elektronik"
që qarkullon në udhëzimet e sigurisë ka të bëjë me
atë se aletet elektronike funksionojnë duke thithur
energjinë elektrike (me kabllo) ose duke thithur
energjinë nga bateritë gjegjsisht akumulatorët
(pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër dhe
të ndriçuar mirë të punës.
Në hapësira të parregullta ose jo të ndriçuara
mirë ekziston rrezik i shtuar për aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona
ku ka rrezik shpërthimi, si për shembull në
afërsi të lëngjëve të djegshme, të gazrave
dhe të pluhurit të djegshëm. Aletet elektro-
nike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të mund të
ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle,
të mbahen në distancë, teksa jeni duke
përdorur një alet elektronik.
Humbja e vëmendjes mund të çojë në humbje
kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet
prizës e cila do të përdoret. Mos ndër-

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

9852-33