Descargar Imprimir esta página

Gardena EasyCut Li-18/23 R Instrucciones De Empleo página 3

Recortabordes con accu
Ocultar thumbs Ver también para EasyCut Li-18/23 R:

Publicidad

kujdes ndaj trupave të huaj (p.sh. degëve,
shkurreve, telave, gurëve etj.)
v Nëse gjatë punës ndeshni një problem,
nxirreni kositësen e barit nga puna dhe hiqni
baterinë. Mënjanoni problemin, kontrolloni
kositësen e barit nëse ka dëmtime dhe riparo-
jeni nëse është e nevojshme.
Përdorimi / Përgjegjësia
RREZIK! Mjeti në punë!
v Mbani duart dhe këmbët larg
zonës së punës deri sa të
pushojë krejtësisht thika!
Prerësja e barit mund të shkaktojë plagosje
serioze!
v Përdoreni prerësen e barit vetëm dhe sipas
qëllimit të përdorimit të dhënë në këtë manual
përdorimi.
Ju mbani përgjegjësi për sigurinë në zonën
e punës (rreze 2 metra).
v Bëni kujdes që në afërsi të zonën së
lëvizjes (në rrezen 15 m), të mos ketë
njerëz (veçanërisht fëmijë) dhe kafshë.
Rrezik! Gjatë mbajtjes së mbrojtëseve të ves­
hëve dhe për shkak të zhurmës së pajisjes,
ndoshta nuk dallohet kur afrohen persona.
Pas përdorimit, nxirrni baterinë dhe kontrolloni
rregullisht kositësen e barit – veçanërisht
mbajtësin e thikës – nëse janë të dëmtuara dhe
rivendosini ato në gjendje pune.
v Vendosni një mbrojtës sysh ose një palë syze!
v Mbani këpucë të forta dhe pantallona të gjata
për të ruajtur këmbët. Mbajini gishtat dhe
këmbët larg thikës-plastike – veçanërisht kur
është në punë e sipër!
v Gjatë punës kujdesuni gjithmonë që të merrni
një qëndrim të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe
ruani gjithmonë ekuilibrin.
Bëni kujdes gjatë kthimit mbrapa për ndonjë
rrezik rrëzimi!
v Punoni vetëm gjatë ditës ose në kushte të
mjaftueshme shikimi.
v Mos u stërmundohuni. Për të shmangur
mbilodhje, ndryshoni pozicionin e punës dhe
kujdesuni të bëni pushime të mjaftueshme.
Kjo ju mundëson kontrollin më të mirë të aletit
elektronik në situata të paparashikueshme.
Ndërprerja e punës
v Mos e lini prerësen e barit në vendet e punës
pa mbikëqyrje.
v Nëse ndërprisni punën, hiqni baterinë dhe ven-
doseni kositësen e barit në një vend të sigurt.
v Nëse duhet ta ndërprisni punën, për të
vazhduar në një zonë tjetër pune, fikeni
patjetër kositësen e barit, prisni derisa
vegla e punës të ndalojë plotësisht dhe
hiqni baterinë. Mbajeni prerësen e barit
në dorezën shtesë.
Bëni kujdes ndaj ambientit rrethues
v Ambientohuni me mjedisin e punës dhe bëni
kujdes për rreziqet e mundshme, të cilat
nuk mund t'i dëgjoni për shkak të zhurmës
së makinerisë.
v Mos e përdorni asnjëherë prerësen e barit në
mot me stuhi, shi ose në ambient të lagësht.
v Mos punoni me prerësen e barit direkt pranë
ose brenda pellgjeve me ujë (pishina, përrenj
ose gropa kopshti me ujë).
Siguria e baterisë
v Vini re mirë udhëzimet e sigurisë që janë të
shkruara në akumulator.
RREZIK ZJARRI!
Qark i shkurtër!
v Sipër kontakteve të akumulatorit të mos
vendosni urë me pjesë të metalta.
RREZIK ZJARRI!
Bateria që duhet karikuar duhet që gjatë
procesit të karikimit të jetë e vendosur mbi
një shtresë që nuk digjet, është e qëndruesh­
me ndaj nxehtësisë dhe nuk është përcjel­
lëse. Objektet irrituese, të djegshme dhe që
marrin flakë lehtë duhet të mbahen larg nga
karikuese dhe nga bateria. Mos e mbuloni
karikuesin dhe baterinë gjatë procesit të kari­
kimit. Në rast se dalloni tym ose zjarr hiqeni
karikuesin menjëherë nga tensioni.
Si aparat karikues duhet të përdoret vetëm
aparati origjinal GARDENA. Në rast përdorimi
të aparateve të tjerë karikues bateritë mund
të dëmtohen dhe madje të krijojnë djegie.
RREZIK SHPËRTHIMI!
Akumulatori të ruhet nga nxehtësia e lartë dhe
nga zjarri. Të mos vendosen sipër kaloriferëve
ose të mos lihen për një kohë më të gjatë në
vende ku ndikojnë rrezet e diellit.
Mos e lini jashtë aparatin karikues.
v Mos e lini asnjëherë aparatin karikues
në prezencën e lagështisë.
265

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Comfortcut li-18/23 r98239825