e siguruar që gërshërët me bateri në fjalë janë
në një gjendje të sigurt për veprime të mëtutje-
shme;
– nëse gërshërët me bateri fillojnë së vibruari në
mënyrë të pazakontë. Në të tilla raste duhet
të kontrollohet menjëherë. Dridhjet po qe se janë
tejmase mund të shkaktojnë lëndime;
– para se të dorëzoni aletin një personi tjetër.
Mirëmbajtja dhe deponimi
RREZIK LËNDIMI!
MOS E PREKNI THIKËN.
V Kur të mbaroni punën ose kur e ndërprisni
punën, vendosni prapë mbulesën e sigurisë.
Duhet të jenë të shtrënguara fortë të gjitha madre-
vidhat, kunjat e fiksimit dhe vidhat, në mënyrë
që të mundësohet një gjendje e sigurt e punës
me gërshërët e gardhishteve.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Siguria e baterisë
VINI RE! Rreziku i zjarrit!
Bateria që do të ngarkohet duhet të vendoset në një
sipërfaqe rezistente ndaj zjarrit e nxehtësisë dhe jo
përcjellëse gjatë ngarkimit.
Mbani objektet gërryese, të djegshme dhe
shpërthyese larg ngarkuesit të baterisë dhe
baterisë. Mos e mbuloni ngarkuesin e baterisë
dhe baterinë gjatë ngarkimit.
Në rast formimi tymi ose zjarri, shkëputeni men-
jëherë ngarkuesin e baterisë.
Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ngarkuesin
origjinal "GARDENA". Përdorimi i ngarkuesve të
tjerë të baterive mund të dëmtojë bateritë në mëny-
rë të paripa rueshme dhe madje mund të shkaktojë
zjarr.
Nëse vini re zjarr: Shuani flakët me materiale që
reduktojnë oksigjenin.
RREZIK SHPËRTHIMI!
V Akumulatori të ruhet nga nxehtësia dhe nga
zjarri. Të mos vendoset sipër kaloriferëve
ose të mos vendoset me një vend, ku do t´i
nënshtrohej për një kohë të gjatë ndikimit
të diellit.
Mos e lini jashtë aparatin karikues.
V Mos e lini asnjëherë aparatin karikues në
prezencën e lagështisë.
Akumulatori të përdoret vetëm në temperaturë
ambienti prej – 10 °C deri + 45 °C.
Kablloja e ngarkuesit për karrikim duhet të kontrol-
lohet rregullisht që të mos ketë shenja të dëmtimit
apo të vjetërsimit. Lejohet përdorimi vetëm nëse
është në gjendje pa të meta.
Ngarkuesi për karrikim që është pjesë e aparatit,
është i parashikuar vetëm për karrikimin
e akumulatorit përkatës në kuadër rë livrimit.
Bateritë që nuk janë të rikarrikueshme nuk
bën të karrikohen me këtë ngarkues karrikimi
(rrezik zjarri).
Gjatë karrikimit nuk bën të përdoren gërshërët
me bateri.
Hiqni nga rrjeti aparatin karikues pas karikimit.
Akumulatori të karrikohet vetëm me kushte
temperature prej 10 °C deri 45 °C. Pasi të jetë
përdorur në mënyrë intensive, akumulatori
duhet të ftohet sërish.
Deponimi
Gërshëret me bateri të mos deponohen në vende,
ku ka ndikim të drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.
Gërshëret me bateri të mos deponohen në vende,
ku ka elektricitet statik.
Siguria elektrike
VINI RE! Atak kardiak!
Ky produkt krijon fushë elektromagnetike gjatë
funksionimit. Në rrethana të caktuara, kjo fushë
mund të interferojë me implantet mjekësore aktive
ose pasive. Për të zvogëluar rrezikun e rrethanave
që kanë gjasë të shkaktojnë lëndime ose vdekje,
u rekomandojmë personave me implante mjekësore
që të flasin me mjekun e tyre dhe me prodhuesin
e implantit mjekësor përpara përdorimit të produktit.
Siguria personale
VINI RE! Rrezik mbytjeje!
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht. Ekziston
gjithashtu rreziku që fëmijët e vegjël të mbyten nga
qesja e polietilenit. Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë
montimit të produktit.
205