Ferm PDM1051 Traducción Del Manual Original página 91

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 19
Montimi dhe heqja e kufizuesit të thellësisë
(fig. D)
Kufizuesi i thellësisë përdoret për të përcaktuar
thellësinë maksimale të shpimit.
PËRDORIMI
Ndezja dhe fikja (fig. A)
• Për ta ndezur pajisjen, shtypni çelësin e
ndezjes/fikjes (1). Sa më shumë të shtypet
çelësi i ndezjes/fikjes (1), aq më e lartë është
shpejtësia e pajisjes.
• Për ta mbajtur pajisjen ndezur në regjimin pa
ndërprerje, mbani shtypni çelësin e ndezjes/
fikjes (1) dhe në të njëjtën kohë shtypni butonin
e bllokimit (2).
• Për ta çaktivizuar regjimin pa ndërprerje,
shtypni përsëri çelësin e ndezjes/fikjes (1).
Çelësi i ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (fig. A)
Mos ndërroni drejtimin e rrotullimit
kur pajisja është në përdorim.
• Për rrotullim në drejtimin orar, rrëshqitni çelësin
e ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (4) nga e
majta.
• Për rrotullim në drejtimin kundër orar, rrëshqitni
çelësin e ndërrimit të drejtimit të rrotullimit (4)
nga e djathta.
Vendosja e shpejtësisë maksimale të shpimit
(fig. A)
Mos e vendosni shpejtësinë kur pajisja
është në përdorim.
• Rrotulloni rrotëzën e rregullimit të shpejtësisë
(3)në drejtimin orar për të rritur shpejtësinë
maksimale të shpimit.
• Rrotulloni rrotëzën e rregullimit të shpejtësisë
(3)në drejtimin kundër orar për të ulur
shpejtësinë maksimale të shpimit.
Caktimi i regjimit të punës (fig. E)
Mos e ndryshoni regjimin e punës
• Vendosni çelësin (5) në pozicionin "A" për
shpim normal.
• Vendosni çelësin (5) në pozicionin "B" për
shpim me goditje.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes, fikni
gjithmonë pajisjen dhe shkëputni spinën
elektrike nga rrjeti elektrik.
• Pastroni rregullisht trupin e pajisjes me
njëleckë të butë.
• Mbani të pastra pa pluhur dhe pa papastërti
kanalet e ajrimit. Nëse nevojitet, përdorni një
leckë të butë të lagësht për të larguar pluhurin
dhe papastërtitë nga kanalet e ajrimit.
• Pastroni rregullisht mandrinon dhe punton për
të shmangur pasiguritë gjatë përdorimit.
GARANCIA
Shihni kushtet e garancisë bashkëlidhur.
MJEDISI
Eliminimi
Produkti, aksesorët dhe paketimi i tij
duhet të ndahen më vete për një riciklim
miqësor për mjedisin.
Vetëm për vendet e KE-së
Mos i hidhni veglat elektrike të punës në mbetjet
familjare. Sipas direktivës evropiane 2012/19/BE
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike
dhe zbatimit të saj në legjislacionin kombëtar,
veglat elektrike të punës që nuk janë më të
përdorshme duhet të mblidhen të ndara dhe të
eliminohen në një mënyrë miqësore për mjedisin.
91

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido