Schellenberg TWIN 300 Manual De Instrucciones página 213

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
MANUALI I MONTIMIT DHE PËRDORIMIT
I nderuar klient,
me blerjen e mekanizmit të transmisionit Twin të markës Schellenberg keni përzgjedhur një produkt cilësor. Ky produkt për-
doret për hapjen me mekanizëm transmisioni të portave me dy kanate të shtëpive private. Shpresojmë që me këtë produkt
të kemi plotësuar pritshmëritë tuaja dhe ju falënderojmë për besimin tuaj. Për çdo pyetje lidhur me produktet tona ose lidhur
me mundësitë e përdorimit të tyre, jeni të lutur t'i drejtoheni shërbimit tonë për klientin:
Pika e kontaktit:
Alfred Schellenberg GmbH
An den Weiden 31
57078 Siegen
Gjermani
Email: service.int@schellenberg.de
Udhëzim i rëndësishëm për sigurinë:
Lidhjet elektrike duhen realizuar vetëm nga një specialist i autorizuar. Punime të tilla mund të shkaktojnë rreziqe për
shëndetin dhe jetën dhe kërkojnë njohuri të veçanta profesionale.
Fushat e përdorimit / përdorimi:
» Për porta me përdorim privat
Mekanizmat e transmisionit të portave Schellenberg u nënshtrohen vazhdimisht përmirësimeve dhe zhvillimeve të mëtejsh-
me. Për këtë arsye, rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në kuptimin e avancimit teknik dhe përmirësimit të produktit.
Rezervohet e drejta e ndryshimeve teknike, e diferencave nga figurat dhe e gabimeve në printim.
Funksionimi i mekanizmit të transmisionit mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. rrethanat specifike të montimit
në vend. Nga të dhënat teknike nuk mund të lindë asnjë pretendim, meqenëse mund të ndryshojnë për çdo rast të veçantë.
Rregulla të përgjithshme për sigurinë / Udhëzime sigurie për instaluesin
KUJDES! Për të garantuar sigurinë e personave duhet që, përpara se të fillohet instalimi i produktit, të lexohet me kujdes
manuali. Instalimi i gabuar ose përdorimi i gabuar i produktit mund të çojë në lëndime të rënda personale.
» Ky produkt dhe paketimi i tij nuk janë lojëra për fëmijët. Prandaj, mbajeni larg fëmijëve. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i mbytjes!
» Manuali duhet ruajtur me kujdes në mënyrë që të mund t'i referoheni edhe në të ardhmen.
» Ky produkt është projektuar dhe prodhuar ekskluzivisht vetëm për përdorimin epërshkruar në këtë dokumentacion. Çdo
përdorim tjetër që nuk është i shprehur qartë mund të cenojë integritetin e produktit dhe/ose të përbëjë burim të munds-
hëm rreziku.
» Schellenberg nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i pasaktë ose nga përdorimi në kun-
dërshtim me qëllimin e përdorimit të produktit.
» Pjesët mekanike të montimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e standardeve EN 12604 dhe EN 12605.
» Në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, për garantimin e nivelit të duhur të sigurisë duhen ndjekur përveç
rregullave ligjore kombëtare për këtë qëllim, edhe standardet e përmendura më lart.
» Schellenberg nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi në rast të realizimeve jo të sakta në prodhimin e pajisjeve mbyllëse që
do të vihen në lëvizje nga mekanizmi, si dhe për deformimet që mund të shfaqen gjatë funksionimit.
» Instalimi duhet të kryhet duke ndjekur standardet EN 12453 dhe EN 12445 . Cilësimi i forcës së sistemit automatik duhet
të përputhet me portën.Nëpërmjet një pajisjeje të integruar për sigurinë, mekanizimi i transmisionit ofron mbrojtje kundër
shtypjes, e cila përbëhet nga njësi kontrolli e momentit të rrotullimit. Në çdo rast është e nevojshme që njësia e kontrollit
e momentit të rrotullimit të përshtatet me portën. Për të reduktuar në maksimum rrezikun e lëndimit, duhet që vënia në
punë e sistemit komandues të portës të përshtatet me portën si më poshtë.
» Pas hasjes me një pengesë, mekanizmi i transmisionit rrotullohet në drejtimin e kundërt.
» Në fabrikë është programuar niveli 1 i cilësimit të forcës.
» Pajisjet e sigurisë (standardi EN 12978) bëjnë të mundur mbrojtjen në zonat emundshme të rrezikut nga rreziqet e lëviz-
jeve mekanike, si për shembullshtypja, tërheqja zvarrë ose lëndimet me prerje. Gjatë programimit të cilësimit të forcës,
ndërprerja e emergjencës nuk është aktive.
» Përpara realizimit të çdo ndërhyrjeje në pajisje duhet shkëputur patjetër korrenti.
213

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Schellenberg TWIN 300

Tabla de contenido