Schellenberg TWIN 300 Manual De Instrucciones página 218

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
A LEGJENDA DHE SHPJEGIMI I ÇELËSIT TË PROGRAMIMIT
Përpara vënies në punë për herë të parë dhe përpara lidhjes elektrike të njësisë të komandimit duhen zbatuar të
gjitha cilësimet në çelësat DIP për të garantuar funksionimin e cilësimeve.
SW1:
1. Slow: Cilësimi opsional Soft-Start dhe Soft-Stopp
ON: Motorët nisen kur hapen dhe mbyllen me të njëjtën shpejtësi deri në pozicionin fundor.
OFF: Motorët ulin shpejtësinë kur mbyllen dhe hapen para se të arrijnë në pozicionin fundor (ruan marshet).
2.-3. Over_C1 + Over_C2: Cilësimi opsional i forcës
Forcat e cilësuara në fabrikë (vlera 1) janë vendosur për një punë pa defekte të portave standarde (të parashikuara për të
punuar me këtë mekanizëm transmisioni). Si rregull, forcat e cilësuara në fabrikë duhet të mjaftojnë për të hapur dhe mbyllur
plotësisht portën e komanduar. Në cilësimet e fabrikës, mekanizmi i transmisionit plotëson kërkesat ligjore ose standardet
(si. p.sh. EN 12455, EN 12453; EN 60335-2-95) për forcat e punës së makinerive dhe kufijtë e fuqisë të lejuara me ligj. For-
cat që do të ushtrohen në mekanizmin e transmisionit mund të rriten, nëse është e nevojshme, sipas mënyrës së përshkruar
më poshtë (vlerat 2-4).
UDHËZIM
Kjo duhet të ndodhë, për shembull, kur nuk arrihet pozicioni fundor „Tor-geöffnet" (Porta hapur) ose „Tor-geschlossen" (Porta
mbyllur) në cilësimet e fabrikës (vlera 1). Në këtë rast duhet të rritet gradualisht forca maksimale derisa të arrihet pozicioni
fundor përkatës.
KUJDES
Një vlerë fuqie që rritet duke u shmangur nga vlera e cilësuar në fabrikë (vlera 1) mund të çojë nga lëndime të rënda perso-
nale deri në rrezik vdekjeje, si dhe në dëme materiale!
Një vlerë fuqie që rritet duke u shmangur nga vlera e cilësuar në fabrikë (vlera 1) rrit forcat e ushtruara nga mekanizmi i
transmisionit për lëvizjen e portës gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes. Në rast ndryshimi të cilësimeve të fabrikës ekziston
rreziku, p.sh. nëpërmjet pengimit ose ndrydhjes së personave ose objekteve në rrezen e portës, i lëndimeve të rënda të
njerëzve deri në rrezik vdekjeje, si dhe i dëmeve materiale, pasi rritja e cilësimeve të forcës që devijon nga cilësimet e fabri-
kës mund të çojë në tejkalimin e vlerave maksimale kufi të forcës të lejuara me ligj. Prandaj duhet që:
Pas çdo cilësimi force (vlera 2-4) që shmanget nga cilësimi në fabrikë (vlera 1), respektimi i normave ligjore dhe të zbatuara
për vlerat kufi të forcës të kontrollohet, shënohet dhe dokumentohet nga një person i kualifikuar, me qëllim mënjanimin e
rrezikut për jetën e njerëzve dhe dëmeve materiale.
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 269
4.-6. Auto_C1 - Auto_C3: Funksioni opsional i mbylljes automatike
Porta mbyllet vetë pas kohës së cilësuar, në momentin që arrihet në pozicionin fundor „geöffnet" (hapur). Për sigurinë tuaj,
funksioni automatik i mbylljes duhet të aktivizohet kur sistemi vihet në punë me një pajisje shtesë sigurie, si p.sh. një barrierë
fotoelektrike.
Për udhëzime të mëtejshme, shih faqen 270
7. P_Mode: Përshtatja opsionale për funksionin e këmbësorëve
ON: Shtypni butonin B të pultit të komandimit për të hapur një kanat të portës (këndi i hapjes 45°).
OFF: Funksioni i këmbësorëve u çaktivizua. Mekanizmi i transmisionit hapet dhe mbyllet plotësisht.
8. Light: Cilësimi opsional i dritës së sinjalit
Në mënyrë opsionale, mund të lidhet edhe një dritë sinjali 24 V.
ON: Drita e sinjalit pulson për 3 sekonda para se porta të vihet në lëvizje dhe gjatë procesit të plotë të hapjes dhe mbylljes.
OFF: Drita e sinjalit pulson gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes.
218

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Schellenberg TWIN 300

Tabla de contenido