Pas instalimit
» Ndalohet lëvizja midis kanateve gjatë kohës që ato janënë lëvizje. Para se kalohet kanati i portës, duhet të pritet hapja e
plotëe saj.
» Ndalohet rreptësisht qëndrimi i personave midis kanateve.
» Ndalohet qëndrimi i personave ose vendosja e objekteve në afërsi të sistemit të portës. Kjo ndalohet edhe më rreptësisht
gjatë kohës që ajo është nëpunë.
» Lëvizja e kanateve nuk duhet ngacmuar qëllimisht që të kundërveprojë.
» Degët e pemëve dhe gëmushat nuk duhet të ndikojnë në funksionimin e sistemit automatik të portës.
» Kanati i portës duhet të lëvizen manualisht vetëm pasi të jetë aktivizuar (zhbllokuar) zhbllokimi i emergjencës.
» Përpara realizimit të çdo ndërhyrjeje në pajisje duhet shkëputur patjetër korrenti.
» Në rast të problemeve në funksionim, kanatet duhen zhbllokuar për të mundësuar hyrjen. Duhet pritur për ndërhyrjen
teknike të personelit teknik të kualifikuar.
» Rekomandojmë që, nëpërmjet personelit të kualifikuar, të kontrolloni të paktën një herë në çdo gjashtë muaj gjendjen
funksionale të sistemit të portës, të pajisjeve të sigurisë dhe të aksesorëve.
Kushtet e garancisë
Të nderuar klientë,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt të markës SCHELLENBERG. Të gjitha produktet SCHELLENBERG kontrollohen
dhe u nënshtrohen kontrolleve të garantimit të cilësisë të SCHELLENBERG. Ne garantojmë që produktet tona nuk kanë
defekte në material dhe në fabrikim.
Nga garancia përjashtohen dëmet e shkaktuara nga:
» konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
» montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
» forca e madhe ose nga ndikime të tjera të jashtme
» mirëmbajtja ose riparimi i pasaktë nga palë të treta
» ndryshimet teknike nga palë të treta
Në rastin e garancisë, ne do të kryejmë riparimin e produktit ose shkëmbimin e tij me një produkt tjetër SCHELLENBERG
me të njëjtën vlerë, sipas gjykimit tonë. Periudha e garancisë nuk zgjatet në rastin e shkëmbimit ose të riparimit të produktit.
Kushte paraprake për kërkesat e garancisë janë paraqitja e një kopjeje të faturës origjinale të blerjes. Në rast dërgimi të pro-
duktit, ju lutemi të bashkëngjitni gjithmonë një kopje të faturës së blerjes dhe një përshkrim të defektit të shfaqur. Kohëzgjatja
e garancisë për mekanizmin e transmisionit Twin 300 është 24 muaj nga data e blerjes. Në rast kërkesash për garancinë, në
rast nevoje për pjesë këmbimi ose për pyetje të ndryshme rreth montimit të duhur të produktit tuaj, jeni të lutur t'i drejtoheni
shërbimit tonë për klientin.
Ekipi SCHELLENBERG ka kënaqësinë t'ju qëndrojë gjithmonë pranë duke ju këshilluar personalisht.
Adresa për dërgimin e pajisjes:
Alfred Schellenberg GmbH
Endverbraucher-Service
An den Weiden 31
D-57078 Siegen
Shërbimi për klientin:
Email: service.int@schellenberg.de
Shpresojmë që produkti i blerë t'ju pëlqejë.
Ekipi SCHELLENBERG
215