Descargar Imprimir esta página

Gardena AccuCut Li Instrucciones De Empleo página 4

Ocultar thumbs Ver también para AccuCut Li:

Publicidad

Idiomas disponibles

Idiomas disponibles

Kabulli
Përdorni vetëm kabllo zgjatues të autorizuar në
përputhje me HD 516.
v Pyesni elektricistin tuaj të specializuar.
Siguria personale
Mbani gjithmonë veshje të përshtatshme, doreza
mbrojtëse dhe këpucë të forta.
Kontrolloni sektorët ku do të përdoret pajisja dhe
largoni të gjitha telat dhe objektet e tjera të huaja.
Para përdorimit dhe pas marrjes së një goditje
të fortë duhet që makineria të kontrollohet
për shenja konsumi ose për dëmtime. Në rast
se është e domosdoshme realizoni kryerjen
punimeve të riparimit.
Në rastin kur për shkak të një defekti pajisja nuk
ndizet më, vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe
të fortë dhe duke e mbajtur nën vëzhgim prisni deri
sa bateria të jetë shkarkuar. Pajisjen me defekt
dërgojeni tek servisi GARDENA.
Mos u përpiqni kurrë të punoni me një pajisje
jo të plotë ose me një pajisje tek e cila janë kryer
modifikime të paautorizuara.
Përdorimi dhe pastrimi i veglave elektrike
Ju duhet të dini se si ta fikni pajisjen në një rast
emergjence.
Mos e mbani asnjëherë pajisjen në një mekanizëm
mbrojtës.
Mos e përdorni pajisjen nëse mekanizmat e
mbrojtjes (mbulesa mbrojtëse, ndaluesi i shpejtë
i thikave) janë të dëmtuar.
Gjatë përdorimit të pajisjes nuk lejohet përdorimi
i shkallëve.
Hiqni baterinë:
– para momentit që pajisja nuk do të jetë më nën
vëzhgim;
– para se të hiqet bllokimi;
– para se pajisja të kontrollohet ose të pastrohet
ose para se të kryhen punime në të;
– kur godisni një objekt. Pajisja lejohet të përdoret
përsëri vetëm atëherë nëse u garantua plotësisht
që e gjithë pajisja gjendet në një regjim të sigurt
përdorimi.
– nëse pajisja fillon të ketë dridhje të forta që nuk
ekzistonin më parë. Në këtë rast ajo duhet
kontrolluar menjëherë. Dridhjet e forta mund të
shkaktojnë plagosje.
– para se t'ia dorëzoni pajisjen një personi tjetër.
Përdoreni pajisjen në temperatura ndërmjet
0 °C deri 40 °C.
Siguria e baterisë
RREZIK ZJARRI!
Bateria që karikohet duhet që gjatë procesit të
karikimit të jetë vendosur mbi një shtrojë jo të
djegshme, që duron nxehtësinë dhe nuk është
përçuese.
Mbani larg karikuesit dhe baterisë objektet
gërryese, të djegshme dhe që digjen lehtë.
Mos e mbuloni karikuesin dhe baterinë gjatë
procesit të karikimit.
Në rast se konstatoni tym ose zjarr hiqni menjëherë
nga priza karikuesin.
Si aparat karikues duhet të përdoret vetëm aparati
origjinal GARDENA. Në rast përdorimi të aparateve
të tjerë karikues bateritë mund të dëmtohen dhe
madje të krijojnë djegie.
RREZIK SHPËRTHIMI!
v M brojeni pajisjen nga nxehtësia dhe zjarri. Mos
e vendosni mbi kaloriferë ose mos e ekspozoni
për një kohë të gjatë kundrejt rrezeve të forta të
diellit.
Mos e përdorni karikuesin në ambiente të jashtme!
Mos e lini asnjëherë aparatin karikues në prezen-
cën e lagështisë.
Akumulatori të përdoret vetëm në temperaturë
ambienti prej – 10 °C deri + 45 °C.
Baterinë e dalë jashtë pune mënjanojeni sipas
rregul lave. Nuk duhet të dërgohet me postë.
Për detaje të mëtejshme, ju lutemi veproni sipas
procedurave të mënjanimit të vendit tuaj.
Karburanti duhet të kontrollohet rregullisht për
shenja dëmtimi dhe vjetrimi (krisje) dhe lejohet të
përdoret vetëm në gjendje optimale.
Ngarkuesi për karrikim që është pjesë e aparatit,
është i parashikuar vetëm për karrikimin e akumu-
latorit përkatës në kuadër rë livrimit.
Bateritë që nuk janë të rikarrikueshme nuk bën
të karrikohen me këtë ngarkues karrikimi (rrezik
zjarri).
Gjatë karikimit pajisja nuk lejohet të përdoret.
Pas karikimit, shkëputeni karikuesin nga rrjeti dhe
bateria.
Akumulatori të karrikohet vetëm me kushte
temperature prej 10 °C deri 45 °C.
Pasi të jetë përdorur në mënyrë intensive,
akumulatori duhet të ftohet sërish.
181

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

9850