MONTIMI I MIKSERIT PËR LËNGJE
1. Vendosni grumbulluesin e plastikës për lëng në shtëpizën e motorit ashtu që
gjuhëza në majë të vijë në anën e djathtë dhe të shikojë në drejtim të
dorezës për mbyllje. Rrotullojeni deri sa të fiksohet.
2. Vendosni filterin nga celiku i pandryshkur ashtu që së pari do të rrafshoni
indikatorët në njësinë me thikë dhe në shtratin e poshtëm (indikatorët janë
pikat e bardha), pastaj lëshoni filterin në shtratin e poshtëm dhe montoni.
Sillni shportën për shtrydhje dhe shtyeni lehtë te poshtë deri sa të fiksohet
në grumbulluesin e lëngut.
VËREJTJE: tehu i sipërm i shportës për shtrydhje nuk duhet të jetë më i lartë se tehu i
grumbulluesit të lëngut, nëse pajisja është vendosur në mënyrë të drejtë.
3. Vendosni grumbulluesin e pulpës/kapakut në majë të pajisjes ashtu që hapësira e
grumbulluesit të lëngut të jetë e kthyer në anën e kundërt nga gjuhëza.
4. Mbyllni grumbulluesin e pulpës/kapakut në pozitën e tij të drejtë deri sa të
rrëshqasë në brazdë e cila gjendet në të dyja anët e grumbulluesit të
pulpës/kapakut të mikserit për lëngje.
VËREJTJE: Ngritni dorezën për mbyllje deri sa të jetë e drejtuar tërësisht sepse
në të kundërtën mikseri për lëngje nuk do të mund të punojë.
1. Drejtoni brazdët në shtytësin e ushqimit me gyp të ngushtw brenda hapjes.
2. Vendosni enën për pulpë në pozicionin e saj nën hapësirën për derdhjen e pulpës.
3. Vendosni ibrikun për grumbullimin e lëngut ose gotën nën grykë.
PËRGATITJA E PEMËVE DHE PERIMEVE PËR
PËRPUNIM NË MIKSERIN PËR LËNGJE
1. Lani pemët dhe perimet.
2. Qëroni pemët me lëvore që nuk hahen, siç janë citruset, ananasi, bostani,
papaja, etj. Hiqni farat e forta nga pemët, sic janë kajsitë, nektarinat, vishnjet, etj.
3. Shumica e pemëve dhe perimeve, sic janë mollat, karrotat dhe trangujt nuk
kanë nevojë të priten. Nëse janë shumë të mëdha që të futen në hapësirë,
vetëm ndani përgjysmë.
PËRDORIMI I MIKSERIT PËR LËNGJE
1. Montoni mikserin për lëngje. Nën grykë mund të vendosni ibrikun për lëng ose
një gotë për grumbullimin e lëngut.
2. Vendosni kabllin për furnizim me energji elektrike me tension standard prej
220-240V.
3. Zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar në rregullatorin e shpejtësisë varësisht nga lloji i pemëve ose
perimeve të cilat duhet të shtrydhen. Mos vendosni pemët dhe perimet në pajisje deri sa të
kyqni në rrymë. Pemët dhe perimet e buta, sic janë mjedrat, pjepëri, trangujt, domatet, etj,
duhet të shtrydhen në shpejtësi më të vogël. Pemët dhe perimet e forta sic janë mollët, selino,
karrotat etj, duhet të shtrydhen në shpejtësi më të madhe.
4. Kur të kyqni motorin e pajisjes, filloni të futni ushqimin në hapësirën për ushqim. Shtyeni
ushqimin lehtë në hapësirë duke përdorur shtytësin për ushqim. Për të shtrydhur sasinë
maksimale të lëngut, gjithnjë ngadalë shtyeni ushqimin nëpër hapësirë.
E RËNDËSISHME: MOS FUTNI GISHTAT OSE GJËSENDE NË HAPËSIRËN PËR
USHQIM. GJITHMONË PËRDORNI SHTYTËSIN
Nëse ena për grumbullimin e pulpës mbushet gjatë shtrydhjes, shkyqni mikserin për
lëngje dhe nxirrni grumbulluesin e pulpës duke e mbajtur me një dorë hapësirën për
futjen e ushqimit.
Larguesi i shkumës në ibrik do të largojë tërë shkumën para hedhjes së lëngut në gotë. Nëse më
shumë preferoni që lëngu juaj i shtrydhur të ketë shkumë, vetëm hiqeni larguesin e shkumës nga
ibriku para se të mbushni lëngun.
3