VOX electronics ES-8112SN Manual De Usuario página 41

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 11
KËSHILLA TË RËNDËSISHME
1. Lëngut të mollës mund t'i shtoni një sasi të vogël të lëngut të limonit, për të mos e ndryshuar
ngjyrën.
2. Mos përdorni banane ose avokado pasi që përmbajnë pak lëng dhe vetëm do të bllokohet
mikseri për lëngje.
3. Lini mikserin për lëng të punojë edhe një minutë pas shtrydhjes në mënyrë që i tërë lëngu nga
pulpa të kullohet.
4. Në enën për grumbullimin e pulpës mund të vendosni një qese të plastikës për shtrydhje më të
lehtë.
5. Ndani mikserin për lëng dhe lani pulpën menjëherë pas shtrydhjes. Ena për shtrydhje me thika
mund të futet në ujë në mënyrë që pulpa të mund të zbutet. Pastaj të lahet me ujë të ngrohtë
dhe sapun.
6. Lani të gjitha pjesët menjëherë pas përdorimit në mënyrë që të mos ndryshohet ngjyra e
pjesëve plastike gjë që mund të shkaktohet nga lloje të caktuara të pemëve dhe perimeve.
7. Për të fituar sasi më të madhe të lëngut, mundeni bashkë me pemët dhe perimet të shtoni edhe
bimë gjethore me erëza, si dhe perime me gjethe.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Çmontimi i mikserit për lëngje
E RËNDËSISHME: Para çmontimit të mikserit për lëngje, kontrolloni nëse rregullatori i shpejtësisë
është në pozicionin Off dhe kablli për furnizim me energji elektrike të jetë i hequr nga priza.
Gjithashtu, kontrolloni nëse motori është ndalur së punuari tërësisht.
1. Nxirrni shtytësin për ushqim nga hapja për futjen e ushqimit.
2. Nxirrni grumbulluesin e pulpës duke e mbajtur me dorë hapësirën për futjen e ushqimit, duke e
tërhequr lehtë mikserin.
3. Nxirreni enën për grumbullimin e lëngut.
4. Mbani kulluesen e pulpës/kapakun e mikserit dhe lironi siguresat të cilat qëndrojnë në anën e
kullueses për pulpë/kapakun e mikserit për lëngje.
5. Ngritni dhe nxirrni kulluesen për pulpë/kapakun e mikserit për lëngje.
6. Largoni grumbulluesin e lëngut të plastikës dhe kulluesen duke mbajtur njërën dorë nën
kulluese, kurse dorën tjetër nën tehun e zi nga ana tjetër e kullueses dhe ngriteni lartë.
Kulluesja nga celiku i pandryshkur mund të nxirret nga grumbulluesi i lëngut ashtu që do t'a
shtyeni lartë nëpër vrimën në fund të grumbulluesit të lëngut.
VËREJTJE :Kini kujdes gjatë nxjerrjes së enës për shtrydhje pasi që thikat janë shumë të mprehta.
PASTRIMI
1. Lëvizni rregullatorin e shpejtësisë në pozicionin Off dhe pritni që motori në
tërësi të pushojë së punuari.
2. Hiqeni kabllin për furnizim elektrik nga priza..
3. Çmontoni mikserin për lëngje (shih udhëzimin në faqen 7)
4. Pastroni enën për grumbullimin e pulpës, kulluesen për pulpë/kapakun
e mikserit për lëngje, shtytësin e ushqimit, grumbulluesin e lëngut të plastikës,
ibrikun për lëng dhe ndarësin e shkumës, në ujë të ngrohtë me sapun.
Rekomandohet përdorimi i detergjentit të butë. Lani thellësisht dhe thani mirë.
5. Mbani kulluesen nga celiku i pandryshkur me thika nën vrushkull të
ujit të ngrohtë. Përdorni brushë për pastrim të cilën e keni marrë komplet me
mikserin për lëngje, në mënyrë që të pastroni tërë pulpën e mbetur nga filteri dhe nga thikat.
Lani mirë. Shikoni kulluesen me thika në drejtim të dritës që të siguroheni që vrimat e imëta të
mos jenë të mbyllura edhe më tutje. Nëse vrimat janë ende të mbyllura, vendosni kulluesen me
thika në ujë të ngrohtë në mënyrë që e tërë pulpa të zbutet dhe pastaj përsëri lani me brushë të
najlonit. Lini kulluesen që të thahet në leckë të letrës para montimit të mikserit për lëngje.
6. Patroni shtëpizën e motorit me leckë të butë të cilën e keni lagur në ujë të ngrohtë me sapun.
DEPONIMI EKOLOGJIK
Mund të ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit jetësor! Ju lutemi që të
respektoni rregullativat lokale ligjore: të gjitha pajisjet e prishura
elektrike duhet të dorëzohen në mnëyrë të rregullt në qendrat për
riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.
4

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido