Descargar Imprimir esta página

Gardena SmallCut 300/23 Instrucciones De Empleo página 3

Ocultar thumbs Ver también para SmallCut 300/23:

Publicidad

Idiomas disponibles

Idiomas disponibles

Mos e ekspozoni kundrejt shiut dhe
as kundrejt lagështirave të tjera.
Mos e lini jashtë kur bie shi.
Hiqni prizën në rast se kablloja
dëmtohet ose ngatërrohet.
E rëndësishme
Lexojeni me vëmendje përpara përdorimit.
Ruajeni në dokumentacionin tuaj.
Përdorimi i sigurt
Shkollimi
a) Lexoni me vëmendje shpjegimet e përdorimit.
Familjarizohuni me pjesët e përdorimit dhe
mënyrën korrekte për përdorimin e pajisjes.
b) Mos lejoni asnjëherë fëmijë apo persona të
cilët nuk e njohin pajisjen ta përdorin atë.
Ka mundësi që rregullime ligjore lokale ta kufi-
zojnë moshën e përdoruesit në veçanti.
c) Mbani parasysh, që përdoruesi mban
përgjegjësi për aksidentet e mundshme
dhe dëmin e shkaktuar karshi personave
të tretë ose pasurisë së tyre.
Përdorimi
a) Përpara përdorimit kontrolloni kabllon si dhe
zgjatimet nëse kanë shenja defekti ose janë
vjetruar. Në rast se kablloja dëmtohet gjatë për-
dorimit, hiqeni nga priza menjëherë.
MOS E PREKNI KABLLON PËRPRA SE TA
KENI SHKËPUTUR NGA PRIZA.
Mos e përdorini pajisjen , në rast se kablloja
është me defekt ose e amortizuar.
b) Përpara përdorimit të pajisjes kontrolloni me
shikim nëse ka dëmtime, nëse mungojnë pjesë,
ose pjesët mbrojtëse apo mbuluese janë
montuar gabim.
c) Mos e përdorni pajisjen asnjëherë, në rast se ka
persona të tjerë, veçanërisht fëmijë apo kafshë
shtëpiake në afërsi.
Vënia në punë
a) Mbajeni kabllon së bashku me zgjatuesin larg
pjesës prerëse.
b) Ju duhet të mbani syze mbrojtëse dhe këpucë
të sigurta pune gjatë gjithë kohës që përdorni
pajisjen.
c) Shmangni përdorimin e pajisjes kur kushte
e motit janë të papërshtatshme, veçanërisht
kur ka rrufe.
d) Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës ose kur
ndriçimi artificial është optimal.
216
e) Mos e përdorni asnjëherë pajisjen në rast se
pjesët mbuluese dhe mbrojtëse janë me defekt
ose kur ato mungojnë .
f) Ndizeni motorin vetëm në ato raste kur i keni
duart dhe këmbët larg pjesës prerëse të pajis-
jes.
g) Ruajeni pajisjen të shkëputur nga rryma elek-
trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë
të shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen
bllokuese si dhe baterinë)
1) gjithnjë në ato raste, kur pajisjen nuk e keni
nën vëzhgim;
2) përpara heqjes së një bllokimi;
3) përpara kontrollit, pastrimit ose përpunimit të
pajisjes;
4) mbas kontaktit me një trup të huaj;
5) gjithnjë kur pajisja fillin dhe të dridhet në
mënyrë të pazakonshme.
h) Kujdes, rrezikoni të shkaktoni prerje në duar dhe
në këmbë.
i) Siguroni gjithnjë, që hyrjet e ajrit të mbahen të
lira nga ndikimi i trupave të huaj.
Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Pajisja të mbahet e shkëputur nga rryma elek-
trike (pra prizën e furnizimit me rrymë gjithnjë të
shkëputur nga rrjeti, si dhe çmontoni pajisjen
bllokuese si dhe baterinë) përpara se të fillojnë
punimet për mirëmbajtjen apo pastrimin
e pajisjes.
b) përdorni pjesë këmbimi dhe përdorimi që ju
janë këshilluar vetëm nga prodhuesi.
c) Pajisja duhet kontrolluar vazhdimisht dhe duhet
mirëmbajtur. Kryeji ndreqjet e saj vetëm në një
punishte e cila është e autorizuar me kontratë.
d) Në qoftë se pajisja nuk është në përdorim,
mbajeni të magazinuar larg fëmijëve.
Rekomandime
Pajisja duhet furnizuar me rrymë vetëm nëpërmjet
një pajisje mbrojtëse (RCD) me intensitet jo më
shumë se 30 mA.
Këshilla sigurie shtesë
Rrezik! Mbani larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
Gjatë montimit mund të gëlltiten pjesë të vogla
dhe eksiton rreziku i mbytjes nga qeska plastike.
Rrezik! Gjatë mbajtjes së mbrojtëses së dëgjimit
dhe për shkak të zhurmës së pajisjes mund të
ekzistojë mundësia që nuk mund të vihet re nëse
afrohen persona.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Smallcut plus 350/2398059806