SKIL MASTERS 2055 Manual Original página 109

Ocultar thumbs Ver también para 2055:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 34
- sigurohuni që materiali izolues ka kontakt të plotë me
të dyja sipërfaqet që do të izoloni
- lëshoni çelësin e aktivizimit E për të ndaluar nxjerrjen
e materialit izolues
- për të shmangur derdhjen e materialit izolues, shtypni
çelësin A majtas menjëherë pasi të lëshoni çelësin e
aktivizimit E
- kaloni një gisht të lagur mbi vijën e materialit izolues
pasi të vendosni dhe përdorni një rrobë të pastër dhe
të njomë për të hequr materialin e tepërt
! hiqni materialin e mbetur nga hundëza e tubetit
dhe nga cilindri
• Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
Ndalon automatikisht motorin në rast se ka shumë trysni
mbi tubet, duke parandaluar dëmtimin e veglës dhe të
tubetit
- lëshoni çelësin e aktivizimit E
- lejoni sistemin elektronik të rikthehet për 5 sekonda
- shtypni çelësin e aktivizimit E
- nëse motori ndalon përsëri, lëvizeni rrotëzën F në
pozicionin e mesit dhe shtypni përsëri çelësin e
aktivizimit E
Për të shmangur mbingarkesën, sigurohuni gjithmonë që
- maja e hundëzës të pritet të paktën 2 cm
- materiali i forcuar të hiqet nga hundëza
- tubeti të mos jetë e dëmtuar ose e ngrirë
- struktura e kutisë të mos ketë material izolues
- të zgjidhni programin me shpejtësinë më të ultë të
mundshme
• Zgjidhja e problemeve
Në rast se pistoni i materialit izolues B 2 nuk lëviz
përpara kur është në gjysmë
- fikni veglën
- hiqni tubetin nga cilindri D 2
- shtypeni çelësin A 2 majtas
! shtypni pistonin B prapa te pozicioni i tij fillestar
deri sa të kërcasë te vendi i tij
- futni përsëri tubetin
- shtypeni çelësin A djathtas
- shtypni çelësin e aktivizimit E 2 për të vazhduar
izolimin
mIrËmBaJtJa / sHËrBImI
• Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
- pastroni kontaktet e karikimit në karikues me alkool
ose pastrues të kontakteve
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
• Mbajeni strukturën e kutisë D 2 të pastër nga materiali i
mbetur duke përdorur një rrobë të pastër të njomë
• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.
skilmasters.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
mJedIsI
• mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
deklarata e konFormItetIt
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN
60745, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC,
2011/65/EU
• dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
28.11.2014
ZHurma/VIBrImI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është <70 dB(A) (shmangia
standarde: 3 dB) dhe vibrimi <2,5 m/s² (metoda e
krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
109

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido